Vendimi i ashpër i Apple për punën në distancë po bën që disa punonjës të largohen dhe të tjerët të marrin në konsideratë veprime ligjore kundër kompanisë, raporton The Verge.
Stafi ka folur në një kanal të brendshëm në Slack për mënyrën se si kompania duket se po nuk po lejon më punën nga shtëpia dhe pritet që të gjithë të kthehen zyrtarisht në zyrë në shtator.
Qëndrimi i ashpër i Apple për punën në distancë është i pazakontë mes sipërmarrjeve të Silicon Valley. Twitter u tha punonjësve në maj të 2020 se do të ishin në gjendje të punonin nga shtëpia përgjithmonë. Facebook ndoqi të njëjtin shembulli në Prill të këtij viti, duke thënë që stafi mund të vazhdojë të punojë në distancë pas pandemisë.
Lexoni: Xiaomi fiton terren, tejkalon Apple dhe ndjek Samsung
Mesa duket sipas burimeve të brendshme kompania nuk do të lejojë më punën nga shtëpia dhe shumë punonjës të cilët nuk e pranojnë këtë do të jenë pa punë duke filluar nga shtatori.
Sipas Verge, punonjësit po flasin tani se si ta detyrojnë Apple të bjerë dakord për diçka të mesme ose do të ndërmarrin veprime ligjore.
Apple në qershor njoftoi se do të miratonte një model hibrid të kthimit në punë nga shtatori që kërkonte që punonjësit të shkojnë tre ditë në javë në punë. Pas njoftimit, 80 persona nga stafi i Apple i dërguan një letër CEO Tim Cook duke i shprehur zhgënjimin e tyre. Në qershor, një studim i brendshëm zbuloi se pothuajse 90% e punonjësve dëshironin të punonin nga shtëpia për një kohë të pacaktuar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.