TikTok është një mënyrë e shkëlqyer për të promovuar biznesin tuaj, por rregullat për sukses janë të ndryshme nga platformat e tjera të mediave sociale.
Pasi Uyi Omorogbe postoi videon e tij të parë virale në TikTok në Prill 2020, ai thotë se produktet nga marka e tij e veshjeve, NASO, u shitën në më pak se 72 orë. Video tani ka 6.5 milionë shikime dhe 23-vjeçari Omorogbe ka 3.3 milionë ndjekës në platformën TikTok.
Omorogbe ia atribuon suksesin viral të NASO kohës. Në vend që të përpiqej të shiste një produkt menjëherë, ai u përqëndrua në angazhimin me audiencën e tij, duke pritur të prezantonte markën e tij pasi ai krijoi një komunitet. Ai thotë se në TikTok, “konsumatorët tuaj mund të lidhen me markën tuaj në mënyrë më të mirë dhe të sinqertë”.
Disa këshilla:
Bëjini njerëzit të qeshin
Në videon e tij të parë virale, “Pissing off my Africanians Parents Part 1”, qëllimi i Omorogbe ishte që t’u bënte thirrje amerikanëve të gjeneratës 16- 35 vjeç. Video, e cila përfshinte themeluesin e ri duke i kënduar një këngë punk rock babait të tij dhe konfuzionin që pati babai i tij, ndihmoi në shfaqjen e personalitetit të Omorogbe dhe e bëri atë të lidhej me audiencën që synonte. Përplasja e gjeneratave të videos la të kuptohet historia e markës së NASO, e cila lidh edukimin perëndimor të Omorogbe me edukimin nigerian të babait të tij.
Omorogbe nuk kishte kapital për reklama në Facebook dhe Instagram, por duke përdorur TikTok evitoi atë problem. “Unë bëra përmbajtje me synimin për të krijuar diçka që njerëzit duan të ndajnë,” thotë Omorogbe. “Dhe nëse njerëzit qeshin për këtë, ata angazhohen me pëlqime dhe komente, duke supozuar se algoritmi drejtohet nga shkalla e angazhimit.”
TikTok e konfirmon supozimin e Omorogbe. Ndërveprimet e përdoruesve (pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet) dhe të dhënat e videos (titra, tinguj dhe hashtag) ndikojnë në atë që përdoruesit shohin në faqen kryesore, e njohur si faqja “for you”. Përmbajtja duhet të tërheqë shikuesit për t’u bërë virale. Humori dhe sarkazma shesin, por patjetër pa e tepëruar.
Lexo: Videot Virale në TikTok po ndihmojnë bizneset e vogla të kenë sukses
Jini transparent
Shitjet e kompanisë së bizhuterive të Mimi Shou u rritën 380% pasi ndau një TikTok në lidhje me pushimin e saj nga puna dhe dështimin e biznesit të ri.
Shou, një 26-vjeçare nga New York City, filloi në TikTok me një llogari personale dhe fillimisht nuk kishte ndërmend të promovonte kompaninë e saj të bizhuterive. Tani ajo ka më shumë se 40,000 ndjekës. Në videot e saj, ajo bën humor me veten, veçanërisht në lidhje me stilin e saj të jetës si beqare dhe në fillim, me mungesën e suksesit të markës së saj të bizhuterive. TikTok i saj i parë viral përdori hashtags si “small business,” “for you page,” dhe “girl boss,” por në vend që të tregonte një histori frymëzuese, ajo shfaqi dështimin e biznesit të saj.
Rënia e saj shumë shpejt u shndërrua në rritje të shitjeve, ndërsa shiste nga inventari i saj dhe më pas filloi të shiste me para-porosi. “Njerëzit me të vërtetë kanë lidhje me TikTok-un tim viral, sepse ka shumë njerëz të tjerë që janë pushuar nga puna dhe / ose kanë lanë punën e tyre për të filluar një biznes,” thotë ajo. “Ndonjëherë një transparencë dhe ndershmëri mund të jenë vërtet ngushëlluese gjatë këtyre kohërave. Kështu që unë përpiqem ta ofroj atë në të gjitha aspektet e videove të mia, duke përfshirë jetën time të takimeve dhe jetën familjare.”
Jini të mprehtë
Marissa Tilley, 31 vjeç, hapi një llogari në TikTok për biznesin e saj, Lady Black Tie, një dyqan veshjesh me qendër në Andover, Massachusetts, që shet gjithashtu në faqen e saj e-commerce. Tilley thotë se ajo filloi ta përdorë vetë aplikacionin për të kuptuar trendet dhe të rejat përkatëse. “Po ndiqja atë që njerëzit e tjerë në industrinë tonë po bënin për të parë se çfarë funksiononte, çfarë nuk funksiononte. Unë po shikoja hashtags si “prom dress” ose “formal dress”, thotë ajo.
Pastaj ajo u bë virale, duke arritur 6.9 milionë shikime në një video ku po bënin një garë për të veshur një manekin. “Në të vërtetë nuk po shisnim asgjë, thjesht po garonim, duke u argëtuar”, thotë ajo. Videoja jo vetëm që veproi si një risi, pasi shikuesit në pjesën e komenteve vunë në dukje se ata kurrë nuk kishin parë dikë të ndryshonte një manekin, por Lady Black Tie bëri një pyetje – “Kush mendoni se do të fitojë?” – duke nxitur ndërveprim tek audienca, sipas Tilley.
Hapi i parë në strategjinë tuaj TikTok duhet të jetë kalimi i kohës në platformë. Nëse një medium dëshiron të argëtojë dhe të edukojë, mesazhet e hapura reklamuese nuk funksionojnë. Mesazhet delikate të reklamave mund të funksionojnë në mënyrë shumë efektive duke krijuar ndërgjegjësimin e komunitetit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.