Po drejtuesit, çfarë mendojnë për punonjësit? - Business Magazine Albania

Po drejtuesit, çfarë mendojnë për punonjësit?

punonjësit

Shkruar nga Erald Pashaj, Ceo EPPC Albania & Kosovo

Zakonisht jemi mësuar që kur bisedojmë për problematikat punëdhënës – punëmarrës, pjesën më të madhe të barrës në lidhje me mentalitetin e drejtimit, mënyrën e trajtimit të problemeve, etj., ia ngarkojmë pronarit dhe drejtuesit, apo mungesës së aftësive të tyre në drejtimin e njerëzve. Unë jam i mendimit se ata janë faktori kryesor në këtë marrëdhënie dhe besoj në shprehjen “Peshku qelbet nga koka”, por a janë ndopak përgjegjës edhe punonjësit përkundrejt punëdhënësit? Ligjërisht nga punëmarrësit kërkohet që të respektojnë udhëzimet, të kryejnë me kujdes dhe cilësi punën e ngarkuar, të përdorin me kujdes mjetet e punës, të japin llogari për gjithçka të realizuar gjatë orarit të punës, të ruajnë me besnikëri interesat e kompanisë, të respektojnë kodin e sjelljes të kompanisë, etj. Por le t’i lemë mënjanë për një moment këto artikulime ligjore dhe të jemi më të drejtpërdrejtë.

Lexoni: Sa të kënaqur janë të punësuarit shqiptarë?

Në disa nga trajnimet e mia me drejtues të kompanive të ndryshme, i kam pyetur pjesëmarrësit: – Cilat janë vështirësitë me të cilat ju përballeni me punonjësit tuaj? Ja se çfarë më thanë (po citoj vetëm 18 prej tyre, ashtu si i kam mbajtur shënim):

  1. Detyra të lëna papërfunduar për një kohë të gjatë. Nëse nuk iu bën “follow up”, nuk kanë për ta bërë asnjëherë;
  2. Nuk janë të vëmendshëm. Një gjë duhet t’ua thuash disa herë;
  3. Kundërshtojnë pa asnjë arsye, thjesht për inat, ose xhelozi me kolegun;
  4. Cilësi e dobët pune;
  5.  Mungesë sinqeriteti;
  6. Bëjnë thashetheme me kolegët. Aty janë miq e shokë, nesër nuk flasin me gojë dhe për këtë na fajësojnë ne drejtuesit;
  7. Gjithmonë thonë jemi shumë të zënë, por ndërkohë rrinë me orë në telefon, në kafe, instagram, etj.
  8. Ngarkesën në punë e llogarisin me bazë ditore. Një ditë ose dy ditë kanë punë dhe harrojnë sa ditë kanë minimumin e ngarkesës;
  9. Po i tërhoqe vëmendjen me të drejtë dhe nuk kanë asnjë argument, thonë po na streson;
  10. Gabimet e tyre i justifikojnë me çdo kusht dhe kur nuk kanë asnjë justifikim, thonë lapsus;
  11. Disa janë zero fleksibël. Një gjë ekstra t’iu kërkosh, ngrysen;
  12. Krahasohen edhe për gjënë më të vogël me kolegun, pse ai/ajo/ata?;
  13. Bëjnë rezistencë për gjëra të reja. Rezistencë deri në konflikt;
  14. Në trajnime nuk duan të shkojnë se i dinë;
  15. Krijojnë klane dhe grupe duke përjashtuar të rinjtë;
  16. Janë ca që vetëm mungojnë, vetëm duan leje dhe gjithmonë kanë një hall;
  17. Marrin ryshfete;
  18. Të fusin stresin.

Duke analizuar sa më lart, vura re që pjesa më e madhe, pjesa dërrmuese nuk ka të bëjë me aftësitë e tyre tekniko-profesionale, por aftësitë psiko-sociale, qasjen, komunikimin, mendësinë për punën, kolegët, të renë, etj. Pra, mendoj që këta janë aspektet, tek të cilët duhet të përqëndrohet çdo individ, që të jetë më i vetëdijshëm dhe t’i përmirësojë me kohën. Natyrisht, sa më lart nuk janë të vlefshme për të gjithë punonjësit, por ama secili nga ne ka vend për t’u përmirësuar. Këtë qasje vetë-përmirësuese unë nuk do ta rekomandoja që ta bëjmë për hatër të punëdhënësit apo për kolegët, por ta bëjmë për vete, sepse vetë individi do të ketë një ditë, një javë, një muaj e vite më të mirë dhe për rrjedhojë një mjedis pune më të mirë.

Lexoni: Të gjithë kritikojnë të gjithë. Po unë si jam?

Le të reflektojmë secili nga ne nga pak dhe të përmirësohemi, që të kontribuojmë për qetësinë tonë në radhë të parë dhe për rrjedhojë edhe për një mjedis pune më të mirë, duke e parë edhe marrëdhënien e punës ashtu siç është, një marrëdhënie e dyanshme, punëdhënës – punëmarrës, ku secili ka të drejta dhe detyrime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0