Barazia gjinore si themel i domosdoshëm për një shoqëri me prosperitet - Business Magazine Albania

Barazia gjinore si themel i domosdoshëm për një shoqëri me prosperitet

Barazia Gjinore

Ndërsa bota ka arritur progres drejt barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në shoqëri, ato ende vazhdojnë të vuajnë diskriminimin dhe dhunën në çdo skaj të saj. Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore e njeriut, por një themel i domosdoshëm për një shoqëri paqësore, me prosperitet dhe qëndrueshmëri. Fatkeqësisht, gjatë dekadës së fundit, mbetet i lartë numri i vajzave dhe grave, të cilat kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, duke përfshirë këtu 49 vende të botës, ku aktualisht nuk kanë ligje për t’i mbrojtur ato.

Ndërkaq, në vendin tonë vazhdojnë përgatitjen për të asimiluar çdo përçarje të mundur në këtë diversitet problematikash. Ndryshimet mes gjinive përkatëse, mbi rolin apo statusin e individit që përfaqësojnë në shoqërinë shqiptare, kërkojnë një reformim apo qasje më tepër holistike në çështjet e punësimit.

Sigurimi i vajzave dhe i grave me akses të barabartë në arsimim, kujdes shëndetësor, përfaqësi në vendimmarrje politike dhe ekonomike do të ushqejë një shoqëri me përfitueshmëri më të lartë. Gratë kanë bërë përparime të mëdha në aspektin profesional të tyre, por janë ende të nënpërfaqësuara në pozitat udhëheqëse përfshirë hendekun gjinor të pagave, të cilin e gjejmë të marxhinalizuar në brendësi të industrive dhe tregjeve të punës. Shumë studime kanë nxjerr në pah statistikisht se udhëheqja më tepër aktive në politikë e grave është e ndërlidhur me faktin se është nxitur më tepër besueshmëria e dhënë për to dhe nga ana e institucioneve, por edhe përkushtimi i tyre në jetën publike sociale në trajtën e empatisë si vlerë e brendshme. Ndërkohë çekuilibrat lidhur me diskriminimin gjinor, si për shembull çështjet e sigurisë në ambientet e punës, kanë fituar një dukshmëri të shtuar vitet e fundit. Le të përmendim ngacmimet apo abuzimet seksuale, të cilat kanë të nevojshëm një suport permanent.

Lexo: Ja pse duke punuar më pak mund të zgjidhen të gjitha problemet tuaja

Kompanitë mund të angazhohen për aksion, duke shkallëzuar iniciativat e tyre në disa mënyra. E gjithë kjo si pasojë e zbatimit të kornizave të reja ligjore dhe çrrënjosjen e praktikave të dëmshme, të cilat kanë ndikuar në mënyrë të tërthortë në hendekun e krijuar mbi tematikën e Barazisë Gjinore. Një nga praktikat më efektive mbetet adresimi i hendekut të pagave, ku mund të përfshijmë krijimin e një evolucioni në rishikimin e performancës me anë të sponsorizimeve apo trajnimeve të pozicioneve të lidershipit për të udhëhequr ekipet e ndryshme.

Gjenerimi i strategjive inovative, buxheteve dhe i strukturave të reja do të sigurojë progres të vazhdueshëm duke e parë situatën në një lente gjinore. Ndërsa praktikat do të përmirësohen në ambientet e punës, të cilat kërkojnë përpjekje të konsiderueshme gjatë një periudhe afat-shkurtër kjo do të reflektojë në transformimin e performancës së kompanive. Kjo është veçanërisht kritike tani me dinamikën e zhvillimeve teknologjike shoqëruar me Revolucionin e Katërt Industrial që po ndikon në sipërmarrje duke operuar në nivel global. Për këtë të fundit, ruajtja e diversitetit do të mbetet thelbësore për të nxitur mjaftueshëm inovacionin dhe menaxhimin e ndryshimit mbi këtë fenomen.

Shkruar nga Kamela Braho, Kontributore në BusinessMag.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0