Erion Nexha, kontributor
Efikasiteti
Çfarë do të thotë efikasitet operativ dhe strukturor? Efikasiteti operativ është në rastin kur një shoqëri është në gjendje të arrijë qëllimin për të cilin është themeluar; efikasiteti strukturor i referohet aftësisë për të arritur ketë rezultat me shpenzimin më të vogël të burimeve në dispozicion.
Në kontekstin profesional ndryshimi midis dy koncepteve është i një rëndësie themelore.
Për të shpjeguar më mirë këtë koncept të marrim një shembull teorik: të imagjinojmë një shoqëri që shet me pakicë tek konsumatorët. Qëllimi është të sigurojë një numër të caktuar kontaktesh ditore. Shoqëria do të ishte efikase operative nëse do të arrinte numrin e kontakteve ditore që kishte vendosur si objektiv, në të kundërt do ishte jo efikase. Ndërsa shoqëria do të konsiderohet efikase në aspektin strukturor nëse do të arrinte veç kontakteve, të merrte vlerë, përkatësisht shitje të produkteve ose shërbimeve.
Efikasiteti operativ
Indikatori që tregon nëse një shoqëri është efikase në aspektin operative është ROS (return on sale). Sa më e madhe të jete vlere e ROS, aq më efikase është një shoqëri. Ky indikator tregon se sa fitim po prodhohet për 1 lek shitje. Rritja e ROS tregon se operativiteti i shoqërisë po rritet në mënyrë efikase, ndërsa një ROS në rënie mund të sinjalizojë probleme financiare. ROS llogaritet duke pjesëtuar fitimin operativ (EBIT) me shitjet neto ose xhiro vjetore “ROS= EBIT/shitjet neto”. Është i dobishëm kur krahason shoqëritë në të njëjtën sektor biznesi dhe me dimensione të ngjashme. Është tregues i performancës, duke analizuar përqindjen e të ardhurave totale që shndërrohen në fitime operative.
Lexo: SI TË MBAJME NË KONTROLL QARKULLIMIN E LIKUIDITETIT DHE TË RRISIM EFIKASITETIN E NJË SHOQËRIE
Efikasiteti strukturor
Indikatori që tregon nëse një shoqëri është efikase në aspektin financiar është ATR (Asset Turnover Ratio). Sa më e madhe të jetë vlera e ATR, aq më shumë efikase është një shoqëri. Ajo tregon se një shoqëri është duke arritur objektivin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të kundërt, nëse një shoqëri ka një raport të ulët të qarkullimit të aseteve/aktiveve, kjo tregon se nuk po përdor me efikasitet asetet e saj për te gjeneruar fitim.
ATR= shitjet neto/aktive.
Të dy indikatorët janë të dobishëm për të krahasuar biznese të të njëjtit sektor.
Të shohim një shembull për të kuptuar më mirë matjen e dy indikatorëve:
Pasqyra e performances | Shoqëria Alfa Sh.p.k |
Të ardhura | ALL 3.500.000,00 |
Kosto lëndë e parë | ALL 875.000,00 |
Shpenzime për konsulence | ALL 625.000,00 |
Energji elektrike | ALL 37.500,00 |
Shpenzime për ujin | ALL 8.750,00 |
Shpenzime për publicitet | ALL 12.500,00 |
Kosto të tjera të jashtme | ALL 250.000,00 |
VLERA E SHTUAR (ADDED VALUE) | ALL 1.691.250,00 |
Kosto e personelit | ALL 636.250,00 |
EBITDA (earnings before interests taxes depreciation amortisation) | ALL 1.055.000,00 |
Amortizim | ALL 250.000,00 |
EBIT(earnings before interests taxes) | ALL 805.000,00 |
Interesa | ALL 14.750,00 |
EBT (earnings before taxes) | ALL 790.250,00 |
Taksa | ALL 39.512,50 |
Fitimi | ALL 750.737,50 |
Pasqyra financiare | Bilanci |
AKTIVET | |
Mjetet monetare | ALL 200.000,00 |
Të arketueshme | ALL – |
Inventari | ALL 550.000,00 |
Aktive fikse | ALL 1.000.000,00 |
AKTIVE TOTALE | ALL 1.750.000,00 |
DETYRIME DHE KAPITALI | |
Kapitali | ALL 500.000,00 |
Huamarrje | ALL 850.000,00 |
Të pagueshmet | ALL 400.000,00 |
TOTALI I DETYRIMEVE DHE KAPITALIT | ALL 1.750.000,00 |
ROS = EBIT/ Shijet neto (të ardhura): ALL 805.000,00/ ALL 3.500.000,00 = 0,23
ATR = Shitjet neto (të ardhura)/Aktivet: ALL 3.500.000,00/ ALL 1.750.000,00= 2
Çfarë na tregojnë vlerat e gjetura për dy indikatorët?
ROS: mat performancën e një shoqërie duke analizuar përqindjen e të ardhurave totale që shndërrohen në fitime operative, në rastin tonë nga 1 lekë shitje vetëm 0,23 lekë mbeten si fitim operativ. Pra, 23% e shitjeve totale mbeten si fitime operative, për të mbuluar pagesën e taksave dhe të interesave.
ATR: na ndihmon të kuptojmë se me sa efektshmëri shoqëria po përdor aktivet për të gjeneruar shitje. Në rastin tonë për çdo lekë në aktive, shoqëria gjeneron 2 lekë në shitje.
Le të kalojmë dhe të shohim Indikatorin që ndërthur dy të lart përmendurit
Return on Investment- përfitimi nga investimi
ROI (return on investment) është një indikator performance që përdoret për të vlerësuar efikasitetin ose përfitimin e një investimi. ROI është indikatori që mat në mënyre direket fitimin e një investimi të veçantë në krahasim me koston e tij.
Cila është baza e një shoqërie? Si lind një shoqëri? Pa dyshim nga një investim, pra mund të themi se ROI është indikatori më i rëndësishëm kur analizojmë aspektin ekonomik dhe financiar të një shoqërie, duke filluar nga xhiro vjetore, aktivet, kostot dhe aspektin financiar.
Si të masim ROI:
ROI = | EBIT | ALL 805.000,00 | *100 | = | 46% |
AKTIVET | ALL 1.750.000,00 |
E nisëm ketë artikull me pyetjen: si të ndërthurim efikasitetin operativ dhe efikasitetin strukturor të një shoqërie, të cilët i gjetëm me dy indikatorë ROS dhe ATR. Le të shohim ROI nga një këndvështrim tjetër, bashkimi i ROS dhe ATR:
ROS * ATR | EBIT | * | SHTJET NETO | = | EBIT | = | ROI |
SHITJET NETO | AKTIVET | AKTIVET |
Pra, arritëm të ndërthurim dy indikatorë shumë të rëndësishëm në një, efikasiteti operativ dhe strukturor të ndërthurur.
Çfarë na tregon ROI për një shoqëri:
- Na tregon nëse investimet e bëra nga shoqëria janë fitimprurëse dhe ndihmon në rastet kur jemi duke vlerësuar kryerjen e një investimi nëse është në interes të shoqërisë ta bëjë;
- Nëse shoqëria është duke operuar me efikasitet operativ;
- Kontrollon efikasitetin strukturor.
Me analizimin e ROI kemi një pasqyrim të qartë të gjendjes ekonomike, strukturore dhe financiare të shoqërisë, nëse jemi duke arritur objektivin për të cilin kemi krijuar shoqërinë (fitimin).
Asnjë erë nuk është e favorshme për marinarin që nuk e di se në cilin port dëshiron të zbresë
Seneca
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.