Ku ndodhen rezervat më të mëdha të arit në botë? - Business Magazine Albania

Ku ndodhen rezervat më të mëdha të arit në botë?

Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë e të gjithë botës. Nga kjo krizë është përfshirë edhe ari ku për shkak të ndërprerjes së prodhimit në miniera, ka pësuar rritje të çmimit.

Por cilat janë 10 vendet me rezervat më të mëdha të arit në botë?

Në vendin e pestë renditet Rusia e cila zotëron 2295 ton ar. Më pas vijon Franca me 2436 ton, përfshirë edhe 100 ton monedha ari. Italia nuk ka shumë diferencë nga Franca, por radhitet në vendin e 3-të me 2452 ton ar.

Gjermania që prej krizës financiare globale në 2008 ka blerë në mënyrë konstante ar dhe zë vendin e dytë në botë më rezerva prej 3362 ton. Në vendin e parë renditet SHBA me 8133 ton ar ku pjesa më e madhe e të cilit ruhet në kështjellën Knox në Kentaki.

Në 5 vendet e fundit të listët më 10 vende të publikuar në “World Economic Forum”  janë Hollanda, India, Japonia, Zvicra dhe Kina, ku India është konsumatori më i madh i arit në botë, një rritje kjo e ndikuar nga popullariteti i tij në dasmat indiane, ndërsa Zvicra ka nivelin më të lartë të arit në botë për frymë me 1040 ton rezerva. Përgjatë pandemisë blerjet e arit kanë qenë më të ulëta. Ndërsa bankat kryesore shisnin rezervat për të injektuar likuiditet në ekonomi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0