Apple lançon versionin e ri të IMac - Business Magazine Albania

Apple lançon versionin e ri të IMac

Më datë 20 prill Apple lançoi version e ri të IMac, i cili i la të gjithë gojë-hapur. Me veçori shumë më praktike, kompakte, me një dizajn të hollë e si gjithmonë estetikisht të kënaqshëm për syrin.

IMac është pjesë e linjës Mac të Apple, të cilët përfshijnë Mac-Book Air, Mac Pro, Mac Mini dhe mund të porositet duke filluar që nga 30 prilli. Megjithatë ai do të jetë në dispozicionin e publikut përgjatë gjysmës së dytë të majit. 

Lexo: Facebook imiton Clubhouse, si mund të fitoni para me Soundbites

IMac vjen i pajisur me shumë karakteristika të reja:

  • Dizajn i ri, më i hollë, i reduktuar me pothuajse 50%, duke i dhënë kështu mundësinë konsumatorëve për të patur lirshmëri në vendosjen e tij duke qenë se nuk zë shumë hapsirë. Ky dizajn gjithashtu ka sjellë zhdukjen pothuajse totale të profilit anësor.
  • Larmishmëri ngjyrash të cilat përfshijnë: e gjelbërt, e verdhë, portokalli, rozë, lejla, blu dhe argjend. Ngjyrat e IMac vijnë më të buta dhe me bordura më të holla në mënyrë që përdoruesi të fokusohet te përmbajtja në ekran.
  • Ekran 2.4 inch, me retinë 4.5k dhe 11.3 milion pixel. Versioni i ri gjithashtu përmban teknologjinë True-Tone, e cila e ndryshon automatikisht ndriçimin në bazë të ambjentit.
  • Me anë të performancës së M1 dhe macOS Big Sur, IMac hapet menjëherë nga Sleep, punët kryhen më shpejt dhe me rrjedhshmëri dhe aplikacionet funksionojnë me shpejtësi maksimale. Përdoruesit mund të lidhin IMac me disa pajisje Apple në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre.
  • Kamera më e mirë e vendosur ndonjëherë në një IMac, 1080 p FaceTime HD. Përmes çipit M1 dhe Neutral Engine kamera arrin cilësi më të mirë, më shumë dinamikë, noise reduction më të mirë dhe përmirësim në auto-exposure dhe white balance.
  • Versioni Touch ID (identifikim me anë të shenjës së gishtit) i vendosur në tastierë, e cila komunikon në mënyrë direkte me Secure Enclave në M1, duke krijuar një kanal të koduar për të mbrojtur të dhënat e përdoruesit. Touch ID jep mundësinë për përdorim të disa personave ose ndryshe user-ave.
  • Dy linja Thunderbolt për transferim të shpejtë të të dhënave dhe përçim më i shpejtë i wirless-it. 

Lexo: Shqiptarët të parët në Europë që shpenzojnë më shumë për internetin

  • Përdorim shumë i vogël i karbonit të aluminit, për të mbështetur edhe premtimin që Apple ka bërë se në vitin 2030 i gjithë prodhimi, proçesi, transportimi dhe çdo pjesë tjetër e produkteve Apple do të përbëhet nga zero karbon.

Apple teknologjinë me krijimin e Macintosh në vitin 1984 dhe sot drejton botën në fushën e inovacionit me IPad, IPhone, Mac, Apple Watch dhe Apple TV. Objektivi i punonjësve të Apple është ta bëjnë botën një vend më të mirë dhe ta lënë me shumë më shumë se çfarë kanë gjetur në të.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0