Malta ka konfirmuar se do të paguajë njerëzit për të vizituar vendin këtë verë, në një përpjekje për t’u rimëkëmbur nga humbjet në turizëm nga pandemia. Ishulli i Mesdheut regjistron 2 milionë vizitorë çdo vit dhe shpreson të inkurajojë disa prej tyre me këtë skemë të re, Incentiva për Udhëtarët Falas të Pavarur (FIT).
Vizitorët pritet të marrin një subvencion qeveritar në varësi të kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vlerësimit të yjeve të hotelit të vizituar dhe zonës ku shkojnë. Çfarëdo që të vendosë qeveria do të pranohet nga hotelet që regjistrohen në skemë. Mbështetja parashikohet të jetë 200 euro për person.
Akomodimi mesatar në Maltë për dy javë, për dy persona është gati 1,400 euro, Kjo nënkupton se çiftet mund të sigurojnë një ulje të kostos me gati një të tretën.
Lexo: France 24: Turistët udhëtojnë në tunele të fshehta të paranojës së epokës komuniste në Shqipëri
Malta po hap kufijtë e saj për çdo vizitor që mund të sigurojë prova se janë vaksinuar mbi 10 ditë para mbërritjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto