“Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentare - Business Magazine Albania

“Prilli i thyer” i zgjedhjeve parlamentare

Prilli i thyer

Shkruar nga Enxhi Nasto

Raporti studimor: Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (Konrad Adenauer Stiftung).

Tani është koha kur ata kujtohen për ekzistencën tonë. Është koha e telefonatave, e mesazheve, e sondazheve dhe projeksioneve në përllogaritjen e votuesve me bindjet politike majtas, jo djathtas ose djathtas, jo majtas.

Është koha e premtimeve elektorale ku gënjeshtrat e bukura rrallë herë i gjen, përgjithësisht ndeshesh me të shëmtuarën e fjalëve dhe keqardhjeve për situatën e papunësisë tënde, për ëndrrat e tua të vrara, e për shpresën e munguar. Është koha e riciklimit të programeve politike ku një herë në kater vite thuhen të njëjta ide dhe thuren të njëjta plane strategjike.

Urrehen ata që deri dje duheshin, e më pas rifillojnë flirte politike për një qëllim të përbashkët makiavelist. Është koha e trokitjeve në dyert e shqiptarëve duke fjalosur për hallet e tyre, një pikë loti atje, një nënqeshje këtu. Të them diçka o Sovran? Mos i fshi gjurmët e këpucëve të tyre në pragun e shtëpisë tënde.

Lexo: Kush mund të jetë menaxheri më i mirë?

Ruaji me fanatizëm se do të të duhen që t’ua tregosh kur pas 4 vitesh ata të trokasin sërish. Prandaj, 61.2% e shqiptarëve në studimin e realizuar në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung, rezultojnë se i njohin fare pak deputetët e Parlamentit Shqiptar, pikërisht se gjurmët e këpucëve të tyre lihen vetëm 1 herë në 1461 ditë (llogaritur këtu edhe viti i brishtë). Prandaj 46.3% e shqiptarëve nuk ndihen të përfaqësuar nga ligjvënësit, se “kërpëratat” janë dominanca e atij parlamenti. Nuk ndihen të përfaqësuar nga disa trupa pa kokë, fytyrë e dinjitet, pa personalitet juridik e moral, pa përgjithësuar.

Prandaj të rinjtë na janë renditur në rradhët e fundit të listave zgjedhore, jo se ata nuk janë subjekte të afta potencialisht për t’u shndërruar në veprues politik, jo sepse ata nuk janë reformist, por sepse ata sfidohen nga fakti se nuk kanë famën e emrit për të grumbulluar sasi numrash. Nga këtu nis konkurrenca e pandershme dhe tregtia e votave, sepse fokusi është kalkulimi i numrave pas të cilave fshihen manipulime, shantazhe dhe kompromise. Kështu të rinjtë zgjedhin të rriten nën ombrellën e të vjetërve në politikë. Ju mësojnë teknikat e mbledhjes së votave. Ju marrin në fillim si asete dhe ju trajtojnë në fund si instrumente.

Atëhere, më thoni, në ç’drejtim politik gjëndet ai reformisti i ndershëm që nuk thith gjakun e shqiptarëve, Ai luftëtari i rezistencës në këtë “Prill të thyer”?

Për më shumë lexoni raportin studimor: Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në Kuvëndin e Republikës së Shqipërisë, Konrad Adenauer Stiftung Albania.

kas.de

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0