Regjistrohuni falas në panairin virtual ekskluziv me temë: “Studio, Puno & Jeto në Mbretërinë e Bashkuar" - Business Magazine Albania

Regjistrohuni falas në panairin virtual ekskluziv me temë: “Studio, Puno & Jeto në Mbretërinë e Bashkuar”

EKSPLORONI MUNDËSITË E STUDIMIT NË  KOLEGJET DHE UNIVERSITETET MË TË RANKUARA NË UK NGA SHTËPIA JUAJ
Të dashur  Prindër, Gjimnazistë, Studentë dhe Profesionist,

Studimi jashtë vendit është një përvojë unike dhe një nga projektet më të rëndësishme për ju dhe familjen tuaj, si nga ana akademike,  profesionale dhe veçanërisht në sferën personale.  Të studiosh jashtë është një ëndërr për të gjithë shqiptarët . Eshtë mëse e kuptueshme që ju  mund të keni një mori pyetjesh që kanë lidhje me tarifat, me programet, me tërheqjen e familjes ose partnerit  pasi studimi jashtë është një angazhim i madh, por ne sjellim për ju Universitetet dhe Kolegjet më të rankuara në UK  për t’ju informuar më tej rreth arsyeve për të zgjedhur të studioni në UK dhe  nuk do të pendoheni!

Lexo: Employer Branding Academy nis trajnimet me 6 Prill

Përgjatë dy ditëve do të keni mundësinë të eksploroni gjithçka rreth:

-Studimeve në UK
– Praktikave profesionale
– Të drejtës së punësimit gjatë studimeve
– Përfitimit të së drejtës së punësimit në përfundim të studimeve, 3 vite
– Marrjes së partnerit/ familjes me vete
– Të drejtës së punës 40 orë / javë të partnerit shoqërues
– Bursave nga 3,000 – 6,000 GBP

Kush mund të marrë pjesë:
– Gjimnazistë dhe prindër
– Studentë Bachelor dhe Master
– Të sapodiplomuar dhe profesionistët e rinj

Lexo: Prodhuesi tajvanez i çipave njofton investimin prej 100 miliardë dollarësh

Pjesëmarrja falas për të gjithë gjimnazistët, studentët, prindërit, profesionistët.
Merrni pjesë ditën e Panairit dhe përfitoni aplikimin në Universitetet dhe Kolegjet pjesëmarrëse – FALAS!

Për më shumë informacion në lidhje me eventin kontaktoni: erada@blink-al.com / 0672060944 /0672077990

Hidhni hapat drejt një karriere të sukseshme dhe të ardhme të ndritur!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0