Organizohet seminari i dedikuar për të gjitha farmacitë në Kosovë - Business Magazine Albania

Organizohet seminari i dedikuar për të gjitha farmacitë në Kosovë

farmacitë në Kosovë

DENIS GAFURI CONSULTING, CFO PHARMA dhe ODA E FARMACIVE të Kosovës organizojnë Seminarin më të madh të Farmacive në vend. Me datë 27 Mars 2021, është caktuar data e mbajtjes së seminarit më të madh dhe më të rëndësishëm të industrisë farmaceutike. I dedikuar enkas për të gjitha farmacitë seminari do të mbahet nga ora 08:30 – 16:30.

Tema kryesore që do të trajtohet është “Si ta bësh barnatorën tënde të suksesshme?” dhe nëntema “Teknika të menaxhimit për krizën që po e përjetojmë në ekonomi”. Do të jenë 8 (tetë) spikerë që do të shtjellojnë tema në fusha të ndryshme, me tema të mbështetura dhe të ilustruara me shembuj të industrisë farmaceutike, të cilat kanë të bëjnë me:

– Marketingu & Shitja;

– Plani i Biznesit;

– Burimet njerëzore;

– Administrimi;

– Legjislacioni;

– Financa.

QËLLIMI: të ofrohet informacion i kohëve të fundit lidhur me marketingun dhe shitjen, duke patur parasysh specifikat e barnatores si biznes, por edhe si shërbim.

Lexo: 4 mënyra se si ekipi juaj i shitjes mund të rikuperojë të ardhurat e humbura në 2021

| Seminari ështe i akredituar nga Oda e Farmacistëve me 6 Pikë Akredituese. Tarifa e pjesëmarrjes 30 €. |

MËNYRAT E PAGESËS:

  1. | Çmimi i biletës për pjesëmarrje: 30.00 € |; apo
  2. | Me blerjen e pakos së ofruar me produktet e caktuara në ofertë (të cilën e gjeni të bashkangjitur më poshtë), CFO PHARMA ofron pagesën e tarifës së Seminarit online “Si ta bësh barnatoren tënde të suksesshme”, i cili mbahet me datë 27.03.2021 |Me blerjen e ofertës nga CFO pharma, ju bëheni automatikisht pjesë e lojës shpërblyese, ku ndër të tjera, çmimi i parë është biletë për një çift: pushime në Turqi. 

APLIKIMI:

Rezervoni tani vendin tuaj, duke kontaktuar në:

– sales@denisgafuri.com

– 049 893 693

– https://forms.gle/3xLrLhWvAQr8SWd6A

https://denisgafuri.com/product/bilete-per-webinar-si-ta-besh-barnatoren-tende-te-suksesshme/?fbclid=IwAR34znGbKxUUg57dQqPKxsrJbczVprWCPhZ8Uaf1j3HZRFuMwojFO–lQhU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0