Samsung zgjeron lidershipin në patentat 5G - Business Magazine Albania

Samsung zgjeron lidershipin në patentat 5G

Samsung

Kompania njihet si lidere e industrisë në tregun e pronësisë së patentës 5G

Samsung Electronics njoftoi se është renditur si e para kompani në tregun e 5G Standard Essential Patent (SEP)[1] 1 sipas një studimi thelbësor të patentave të kryera nga IPlytics[2], një kompani e tregut inteligjent, me bazë në Berlin, e përbërë nga ekonomistë, shkencëtarë dhe inxhinierë. Përfundimet u botuan në raportin e fundit të IPlytics: “Kush po udhëheq garën e patentave 5G? Një analizë e peizazhit të patentave mbi SEP-të e deklaruara dhe kontributet e standardeve.”

Samsung u rendit gjithashtu i dyti në dy kategori të tjera: tregu  i patentave 5G të akorduara[3] dhe familjes[4] së patentave aktive[5], dhe tregu  i patentave familjare të akorduara dhe aktive 5G me të paktën një prej tyre të dhënë nga EPO (Zyra Evropiane e Patentave) ose USPTO (Zyra e Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara).

Vitin e shkuar, Samsung gjithashtu udhëhoqi patentat 5G si rezultat i kërkimit dhe zhvillimit të standardeve dhe teknologjive 5G.

Samsung ka qenë pioniere në ofrimin e suksesshëm të zgjidhjeve 5G duke përfshirë chipset, radiot dhe ‘core’. Përmes kërkimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm, Samsung e shtyn industrinë të avancojë rrjetet 5G me portofolin e saj lider në treg, nga produktet plotësisht të virtualizuara RAN dhe Core te zgjidhjet private të rrjetit dhe mjetet e automatizimit të mundësuara nga AI. Kompania aktualisht po ofron lidhje me qindra miliona përdorues në të gjithë botën.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Lexo: Dueli i Apple me Facebook, një formë e re e rivalitetit big-tech

[1] “Një patentë që mbron teknologjinë thelbësore për një standard”, raporti i Komisionit Evropian – “Përcaktimi i qasjes së BE-së për Patentat Thelbësore Standarde”, f. 1, Nëntor 2017

[2] “IPlytics nxori” normën thelbësore “duke krijuar një grup të dhënash të rastësishme prej 1.000 familjeve të patentuara të deklaruara 5G (dhënë EPO / USPTO) dhe duke e vendosur në specifikimet 5G.” [Në linjë]. Në dispozicion: https://www.iam-media.com/who-leading-the-5g-patent-race-patent-landscape-analysis-declared-seps-and-standards-contributions

[3] “një patentë që jepet nga të paktën një nga zyrat e patentave”, raporti IPlytics – “kush po udhëheq garën e patentave 5G”, p5, nëntor 2019

[4] “një koleksion i aplikacioneve për patentë që mbulojnë të njëjtën përmbajtje teknike ose të ngjashme”, [Online]. Në dispozicion: https://www.epo.org/searching-for-patents/helpful-resources/first-time-here/patent-families.html

[5] “në statusin aktiv, që do të thotë se nuk ka kaluar, është revokuar ose skaduar”, raporti IPlytics – “kush po udhëheq garën e patentave 5G”, p3, nëntor 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0