Ekonomistë, psikologë, ekspertë në fushën e IT dhe marketerë e shumë ekspertë të tjerë nga vende të ndryshme të botës u mblodhën në webinarin e kontributorëve të Businessmag.al.
Stafi i Business Magazine zhvilloi takimin virtual me të gjithë kontributorët, të cilët kanë shprehur dëshirën për të dhënë pak nga vetja dhe fushat e tyre të interesit. Ky takim vjen pas nismës “Bëhu kontributor në Business Magazine”.
Prezantimi i të gjithëve na la të kuptonim se fushat dhe shtrirja gjeografike e kontributorëve tanë është shumë e gjerë. Pjesëmarrësit u prezantuan përtej kufijve të Shqipërisë dhe Europës, shqiptarë të cilët me eksperiencën dhe ekspertizën do të jenë pranë lexuesit tonë.
Gerti Boshnjaku, themelues i New Media Communications dhe Business Magazine, tregoi në mënyrë të sintetizuar historinë e krijimit të Business Magazine dhe zhvillimin për të arritur në suksesin që është sot. Ai shprehu se gjatë udhëtimit ka pasur shumë sprova, dështime por edhe mësime, të cilat e formuan revistën. I frymëzuar nga revista të huaja, tepër të njohura dhe nga grupi i njohjeve të tij në Linkedin, ai vendosi të marrë përsipër iniciativën për të krijuar diçka që frymëzon dhe ngjall interes tek njerëzit e duhur. Gjithçka filloi si një “dritare për njerëz që duan të zhvillohen” dhe e ruan qëllimin dhe sot e kësaj dite ku revista ende mirëpret çdo mendim, sugjerim dhe koment nga lexuesit e saj.
Lexo: Si të jemi krijues para klientit
Në mënyrë që të fuqizohet edhe më tej lexuesi, kjo nisëm i jep mundësinë çdokujt pa dallim të asnjë lloji për të shprehur veten, duke pasur shansin të marrë edhe mendimin e një stafi redaktorësh dhe t’i hapen dyert e një audience, e cila ka vërtet interes në tematika të përbashkëta me ta.
Business Magazine zhvillon takime në mënyrë periodike me kontributorët e saj, në mënyrë që ata të njihen, të ndajnë dhe të frymëzohen nga njëri tjetri. Secili prej jush mund të bëhet kontributor shumë thjesht për t’i hapur vetes një derë të re drejt zhvillimit personal dhe profesional.
Kliko këtu për t’u bërë kontributor në Business Magazine.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.