Si ndikon të qënurit proaktiv në suksesin tonë - Business Magazine Albania

Si ndikon të qënurit proaktiv në suksesin tonë

proaktiv

 Shkroi Babeta Rexhepi, kontributor

Nëse do të ndodheshit në një situatë konfliktuale me kolegun ose kolegen tuaj gjatë punës, do preferonit të ndiznit debatin për të dalë ju i fituari apo të kuptonit çfarë e shkaktoi këtë debat dhe të tentonit të  zbusnit gjakrat mes jush?

Shpesh është shumë më lehtë dhe më çliruese  të reagosh ndaj situatave sesa të tentosh t’i  parandalosh ato. Edhe pse parimisht ne e dimë se të zgjidhësh problemin duke zbuluar shkakun është mënyra më e mirë, ne në përgjithësi zgjedhim të reagojmë ndaj situatave në vend se si t’i mbajmë nën kontroll ato. Por në fakt e vërteta është se,  kjo nuk është një metodë efektive për zgjidhjen e çështjeve dhe ruajtjen e marrëdhënieve. Ndaj, në këto raste del në pah rëndësia e të  vepruarit në mënyrë Proaktive. Një proaktiv është e kundërta e të qenurit reaktiv.

Të qënurit proaktiv, ju mundëson të zbuloni pse po ndodh një konflikt, ju ndihmon të kuptoni kush është burimi i problemit dhe si ta shikoni situatën në një pamje më të plotë, në mënyrë që të jeni më i përgatitur për ta menaxhuar.

Të jesh proaktiv ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë për jetën tënde. Ju nuk mund të fajësoni per gjithçka prindërit ose rrethanat në të cilën ndodheni. Njerëzit proaktivë e pranojnë se janë «të aftë për të reaguar». Ata nuk fajësojnë gjenetikën, rrethanat, kushtet për sjelljen e tyre. Ata punojnë çdo ditë për të përmirësuar këto rrethana dhe për të rritur performancën e tyre në punë dhe suksesin e tyre në jetë.

Personat proaktivë kanë shumë tipare pozitive ose cilësi të mira brenda tyre sikurse janë:

Ato ndjekin një stil jetese të ekuilibruar në të gjitha aspektet: zgjohen herët në mëngjes, bëjnë ushtrime, ushqehen shëndetëshëm, meditojnë, lexojnë libra mbi zhvillimin personal.

Kanë vetëdije të lartë mbi emocionet e tyre, mbi karakteristikat e tyre të forta dhe të dobëta si dhe kanë vetdije sociale për të kuptuar njerëzit që i rrethojnë.

Janë njerëz kreativë dhe me produktivitet të lartë. Janë strategjikë dhe planifikues. Personi proaktiv gjithmonë bën disa strategji dhe planifikon disa nga strategjitë që do të zbatohen praktikisht.

Lexo: Rrisni produktivitetin tuaj duke ndryshuar mendësinë

Janë inovatorë dhe vizionarë – Parashikojnë  trendet shoqërore, situatat e ardhshme dhe orientohen gjithmonë drejt iniciativave të reja.

Janë objektiv dhe të ekuilibruar – Nuk ngulmojnë në bindjet e tyre, duke u shfaqur as shumë të sigurt, as shumë pesimist, pasi ato janë më shumë të orientuar drejt zgjidhjeve konstruktive

Personi proaktiv gjithmonë përpiqet të fitojnë por u japin edhe  të tjerëve mundësinë  të fitojnë gjithashtu.  Janë empatikë, vihen lehtësisht në pozicionin e tjetrit dhe reagojnë me dhembshuri ndaj tyre.

Janë fleksibël- përshtaten me lehtësi ndaj ndryshimit të situatave.

Janë të sjellshëm dhe me etikë, gjë që i ndihmon për të arritur pozicione drejtuese në të
ardhmen.
Nëse deri tani keni menduar të prisni momentin e duhur për të ndryshuar jetën tuaj, një
proaktiv ju bind për të kundërtën. Ju nuk mund t’ia besoni të vetmen jete që keni rastësisë
apo mrekullive, për ta përmirësuar atë, por vetes tuaj dhe veprimeve që ju zgjidhni të kryeni
sot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0