Rrisni produktivitetin tuaj duke ndryshuar mendësinë - Business Magazine Albania

Rrisni produktivitetin tuaj duke ndryshuar mendësinë

produktivitet

Shkruar nga Babeta Rexhepi

Ne priremi të mendojmë se njerëzit që janë më produktivë, janë ato që rraskapiten në punë, kanë kapacitete më të larta se ne, zotërojnë aftësi të jashtëzakonshme  dhe janë të përkëdhelur nga fati. E ndonëse suksesi  është i preferuar nga të gjithë, të punosh gjatë gjithë kohës, të harxhosh energjitë e tua vetëm  duke punuar, duket po aq sfilitëse gjithashtu. Ndaj, shumica e njerëzve zgjedhin metodat më të lehta, preferojnë të qëndrojnë në zonën e rehatisë më tepër sesa të guxojnë. Si rrjedhojë, ato e vendosin produktivitetin e tyre përballë armikut më të rrezikshëm: Rehatisë.

Imagjinoni një punonjës që ndihet mjaftueshëm i kënaqur me punën e tij tetë orarëshe. Ai ia dedikon orët e jetës së tij kryerjes mirë dhe me efikasitet të kësaj detyre me qëllimin final, pagesën në fund  të muajit. Ai mjaftohet më aq sa merr, preferon të rrijë gjithnjë me të njëjtët miq, të kthehet në shtëpi dhe të kryejë të njëjtat gjëra që i përkasin rutinës së tij të përditshme. E vazhdon kështu për ditë, muaj dhe vite të tëra. Asgjë nuk ndryshon në rezultatet e tij, pasi ai nuk ka ndryshuar asgjë nga rutina e tij. Me siguri po ta pyesni  çfarë do të dëshironte  të bënte ndryshe me jetën e tij, ai nuk do kishte një përgjigjje të shpejtë për t’ju kthyer, madje ideja e një ndryshimi të papritur në rutinën e tij mund të ishte tejet stresues për të.

Por, nëse i njëjti punonjës do të mendonte ndryshe, përtej kornizave, do të dëshironte të dilte nga zona e rehatisë, edhe rezultatet e tij do ndryshonin.

Imgjinoni për një moment, ai do zgjohej në mëngjes, më herët se në ditët e tij të mëparshme, do bënte gjysëm ore vrap, do lexonte disa faqe libri, do ikte në punë. Ai nuk dëshiron të kalojë gjithë jetën e tij vetëm duke punuar për dikë tjetër. Kështu në trurin e tij do zënë vend mendime të reja, ai mund të mendojë të zhvillojë një aftësi të re, mund të rinisë një pasion të hershëm, mund të kërkojë informacione sesi të kanalizojë dëshirën e tij të porsa lindur në një ide biznesi apo sipermarrjeje individuale. Natyrshëm ai do të nxitet për të marrë pjesë në aktivitete që përmbëjnë interes për të dhe do njihet me njërëz të rinj me vizion dhe pasione të përbashkëta.  Ai do ndihet më energjik, më përqafues ndaj ndryshimeve  dhe i gatshëm për të ndërrmarë çdo mundësi të re që i del përpara. Ai nuk do ketë frikë të guxojë sepse, ka krijuar  një mendësi të re. Duke dashur të arrijë më shpejt  qëllimin e tij, ai do të  mendojë për  një strategji të re, do strukturojë punën e tij aktuale dhe do menaxhojë kohën në mënyrë të tillë që të krijojë hapësirë për ëndrrën e tij. Në këtë pikë të zhvillimit të tij ai e ka shumë të qartë çfarë pret nga rrugëtimi i tij, ndaj edhe nëse do gabojë gjatë rrugës, që me siguri edhe do të gabojë, ai nuk do të heq dorë.

Lexo: Refugjati i pastrehë nga Shqipëria që krijoi biznesin e tij me 600 € dhe sot është një milioner

Përkundrazi, ai do ta shikojë këtë sfidë si një leksion të vlefshëm jete dhe do vazhdojë të ecë përpara. Për çdo ditë ai do praktikojë një stil jete më dinamike, dhe energjitë e tij do orientohen drejt produktivetit, që do finalizojnë me një sukses të padiskutueshëm. Nëse do e pyesim sërish këtë punonjës, nëse është sfilitëse të jesh produktiv, përgjigjia e tij do na befasojë. Për një njeri që produktivitetin e ka kthyer në rutinë dhe e menduara e tij është përtej kornizave, të jesh produktiv është thjesht pjesë e karakterit dhe përditshmërisë.

Por, nuk është ky lajmi më i mrekullueshëm. Studimet kanë treguar se, ju mund të bëheni ekspert në gjithçka që dëshironi, vetëm duke u praktikuar mbi atë gjë, për mesatarisht 10.000 orë. Në lidhje më këtë autori Daniel Coyle, në librin e tij “ Çelesi i talentit” na parashtron një tezë shumë interesante, ku nëpërmjet  hulumtimeve te tij del në pah rëndësia e shtresës së mielinës, e cila mbështjell neuronet e trurit tonë për rritjen e produktivitetit tonë. Si rrjedhojë, sa më shumë të rritet shtresa e mielinës, aq më të izoluara bëhen neuronet tona, gjë që rrit shpejtësinë e përçimit të sinjaleve nervore. Këtu zë fill ai që ne e quajmë “Talent”, i cili e bën një njeri të realizojë një vepër apo një veprim në mënyrë gjeniale. Kështu, nëse punonjësi ynë praktikon pasionin e tij për 10.000 orë ai do shëndrrohet në një talent të fushës. Si rrjedhojë, rezultatet e tij në vazhdim nuk do të  jenë vetëm më të larta, por edhe të admirueshme nga pjesa tjetër e shoqërisë.

Natyrshëm tani më lind një  pyetje për ju që po lexoni këtë artikull. Pasi keni imagjinuar të njëjtin punonjës në të dy stilet e jetesës, cilin do preferonit të zbatonit në jetën tuaj?

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0