Bitcoin, a është një investim i mirë? - Business Magazine Albania

Bitcoin, a është një investim i mirë?

Bitcoin

LiveME Show & Podcast  është një risi e sjellë nga Business Magazine e cila këtë vit po transmeton  sezonin e dytë në të gjitha platformat e Business Magazine, lehtësisht të aksesueshme për të gjithë. LiveME bën bashkë sipërmarrës të fushave të ndryshme për të diskutuar për tema aktuale dhe mjaft interesante si dhe për t’u bërë inspirim për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të bëhen sipërmarrës dhe jo vetëm.

Në episodin e kësaj jave Kristi Kumria drejtues i LiveME ftoi Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqipëtare dhe Dorian Kane , administrator dhe developer i Salesforce Albania, për të diskutuar për tregjet virtuale të aksioneve (Stock Markets), monedhat vrituale si dhe nëntema të lidhura me çështjen. 

Në fillim të këtij episodi Brunilda na ofroi një vështrim të përgjithshëm të kuptimit të aksioneve virtualisht të tregtueshme si dhe fjalës së duhur për t’u përdorur kur duam të flasim për ‘stock market’. E pyetur nga Kristi ajo sqaroi se përfshirja në tregti të tilla mbart një risk të lartë, krahas kthimeve potencialisht të mëdha  dhe kërkon analizë të detajuar dhe profesionalizëm. 

Lexoni: LiveME Podcast i Kristi Kumria, pjesë e platformës së Business Magazine

Në vijim Doriani na prezantoi me disa nga llojet më fitimprurëse të monedhave virtuale si dhe mundësitë që ofron tregtimi i tyre. Ai gjithashtu na tregoi hap pas hapi procesin e tregtimit të monedhave ‘etherium’ e ndau me audiencën se është duke punuar për një website në ndihmë të të rinjve shqiptarë të cilët janë të interesuar të investojnë në monedhat virtuale.

Bursat dhe cryptocurrencies ishin tema që pasuan biseden teksa Brunilda shpjegonte kuptimin dhe luhatjet e tyre në bazë të ndryshimeve apo situatave të papritura që mund të ndodhin. 

Por nga duhet t’ia fillojë dikush pa eksperiencë për të investuar në bursë?

Brunilda sugjeroi përdorimin e platformave të ndryshme për të fituar njohuri përpara se dikush të fillojë realisht të investojë para e sidomos para të cilat nuk kanë luksin t’i humbin. 

Teksa diskutonin për bursën në Shqipëri Doriani dha disa nga këshillat dhe sugjerimet e tij përsa i përket investimit nga Shqipëria dhe ndau eksperienca personale lidhur me crypto-monedhat duke na lënë të kuptojmë se ky treg ia vlen nëse investohet me zgjuarsi. Një ndër temat kyçe të rradhës ishte fenomeni GameStop, ku të ftuarit shpjeguan situatat e ndodhura dhe arsyen pse u bë kaq i përfolur për të gjithë. 

Një lajm i ri për audiencën ishte puna që po bëhet për krijimin e bursës shqiptare, teksa ata po mbyllin fazat e fundit të procesit, Brunilda shprehu se kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për kompanitë dhe ekonominë shqiptare.  

Për të marrë më shume informacion në lidhje me temat e diskutuara në këtë episod apo temat interesante në vijim mund të vizitoni faqen e Youtube të Business Magazine si dhe platformat e tjera sociale.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0