LiveME Podcast i Kristi Kumria, pjesë e platformës së Business Magazine - Business Magazine Albania

LiveME Podcast i Kristi Kumria, pjesë e platformës së Business Magazine


Kristi Kumria është vetëm 18 vjeç. Prej muajit Prill ai ka nisur projektin e tij LiveME. Në kohë të vështira lindin ide më të mira. “Live Me është një Podcast që vendosa ta krijoj së fundi ku ftoj 2 ose 3 herë në javë persona të njohur në sipërmarrje, zhvillim personal dhe motivim, që të ndajnë historitë, eksperiencat dhe këshillat e tyre me të rinj të interesuar”, – thotë ai.

Ky podcast nga java në vijim do të jetë pjesë e platformës së Business Magazine Albania. Personazhet e ftuar në mikrofonin virtual të Kristit do të ndajnë me ne një audiencë të specializuar e të përbërë nga sipërmarrës në faza të ndryshme të rrugëtimit të tyre dhe  profesionistë që janë në kërkim të njohurive dhe informacioneve të reja mbi Zhvillimin Personal, Profesional dhe Inovacionin.

Kristi jeton në fshatin Stror të rrethit të Gramshit dhe është në vitin e tretë dhe të fundit në gjimnazin “Shefqet Guzi”, Gramsh.

Aktualisht ai po merret me përgatitjen për maturën shtetërore ndërsa po punon për të fituar disa aftësi në fusha si Graphic Design, Marketing, Video Production, Web Design and Development. Në një intervistë për Businessmag, ai tregon se, “po punoj për të  krijuar një brand timin që ka të bëjë me sipërmarrjen, zhvillimin personal dhe motivimin”.

Tërheqja drejt sipërmarrjes nis që në vitin e parë të gjimnazit, kur u bë pjesë e programit të Junior Achievement.

“Aty si një grup prej 5 personash, krijuam një start-up, e zhvilluam dhe më pas morëm pjesë në Panairin Kombëtar, në të cilin dolëm fitues. Gjatë gjithë kësaj kohe, por edhe gjatë përgatitjes për të përfaqësuar Shqipërinë në Francë, pata fatin të njoh dhe të trajnohem nga mentorë profesionistë”, thotë ai.

Lexo: Emigroi nga Kina 22 vite më parë dhe fliste shumë pak anglisht, tani zotëron kompaninë Zoom me vlerë 3 miliardë dollarë

Aty kuptoi që kjo fushë i jepte një tjetër ndjesi, vetbesim dhe perspektivë. Ai vendosi të shoqërohej gjithnjë nga kjo ndjesi. Disa muaj më vonë pasi mbaroi konkursi, vendos të ndërtojë një ide biznesi.

“Doja me patjetër të kisha një të tillë. Vitin e kaluar lindi APIS, një ide biznesi që konsiston në grumbullimin e produkteve natyrale, kryesisht vaj ulliri dhe mjalt natyral, nga prodhuesit vendas, dhe më pas shitjen e tij te konsumatorët dhe te bizneset”, thotë Kristi.

Zhvillimi i këtij biznesi e ka kaluar në disa sfida dhe eksperienca të jashtëzakonshme që e kanë formësuar dhe zhvilluar si individ. Ai po merr pjesë në 3 konkurse për start-up, për fitimin e grandeve të cilat do t’i mundësojnë ta bëjë realitet.

Një tjetër start-up që ka nisur, me një plan më afatgjatë ekzekutimi, është një agjensi marketingu, MAYLAND. “MAYLAND nisi nga Janari i këtij viti dhe ofron shërbime për Design, Video Production, Social Media Marketing dhe Web Design”, thotë ai.

Pasionet e tij lidhen me teknologjinë dhe sipërmarrjen. Janë dy fusha që nuk mund t’i ndaj nga njëra-tjetra dhe kur i shoh bashkë mendoj se mund të bëj shumë projekte të bukura dhe fitimprurëse. Pas mbarimit të Gjimnazit, ai synon të nisë biznesin APIS dhe do studiojë për Inxhineri Informatike.

Filozofia e punës së tij është “learn by doing”. Unë provoj gjithçka ku mundem, pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë. E bëj këtë sepse jam në një periudhë ku gabimet e mia kushtojnë pak. Nëse fillojmë herët kemi më tepër kohë të dështojmë dhe më tepër kohë të jemi të suksesshëm. Jam në kërkim dhe në rritje të vazhdueshme personale dhe profesionale. Besoj fort te ky proces, që nesër të ndihem i lumtur me çka bëj”, – tha Kristi Kumria.

Ai synon të jetë një person i suksesshëm jo vetëm në biznes.

“Uroj të mos humbas motivimin e të dorëzohem duke u larguar nga ky vend”, – thotë ai.

Kristi Kumria mendon se të rinjtë në Shqipëri nuk vuajnë nga mundësitë. “Mos luani gjatë gjithë kohës video-lojëra apo të bëni scroll gjithë ditën në rrjete sociale pa patur asnjë qëllim. Mos shtyni kohën”, thotë ai duke iu drejtuar të rinjve. Ata i fton të përdorin mundësitë që kanë për të marrë informacion dhe për të gjetur mundësitë e për t’u zhvilluar këtu në vend, në tokën tonë.

Si e para platformë online me fokus Sipërmarrjen dhe Inovacionin, Business Mag Albania synon të mbështesë sipërmarrjet e reja, ndaj dhe si platformë ofron hapësirat e saj për ide të reja programesh Video/Podcast/Vlog, etj.

Ashtu siç thotë dhe Kristi, “Learn by Doing” është një metodë për t’u përqafuar për cilindo që dëshiron të zhvillojë një ide, për të përmbushur një dëshirë duke ëndërruar një vizion.

Platforma jonë është për Ëndërrimtarët. Ata janë personat që Mendojnë Ndryshe dhe janë në gjendje të ndryshojnë botën.

A je ti një prej tyre?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0