6 praktikat më të mira të lidershipit për të motivuar punonjësit tuaj - Business Magazine Albania

6 praktikat më të mira të lidershipit për të motivuar punonjësit tuaj

Si të bëhesh një udhëheqës që frymëzon dhe merr rezultate pozitive

Lidershipi është një proces aktiv, i vazhdueshëm. Disa njerëz mund ta kenë të lehtë dhe në natyrën e tyre motivimin e të tjerëve, megjithatë lidershipi është një aftësi, e cila mund të zhvillohet me praktikë të vazhdueshme.

Në nivelin e tij më bazik, lidershipi është aftësia për t’i bërë si situatat ashtu edhe njerëzit më të mirë. Këta lidera e frymëzojnë ekipin e tyre për të arritur një performancë sa më të lartë dhe për të kuptuar potencialin e tyre të vërtetë, duke inkurajuar cdo anëtar të ekipit, për të ngritur zërin dhe shprehur idete e tyre për t’u bërë dhe ata lidera në të ardhmen.

Nëse hedhim një sy te ekipet më të mira në industri, të gjithë kanë një cilësi të përbashkët,”Ekipet më të mira janë ekipe liderash”.

Çdo njeri është i veçanë, secili prej nesh ka mënyrën e vet të frymëzuarit dhe për t’u frymëzuar. Pra, nuk është për t’u habitur që njerëzit, të cilët studiojnë lidershipin përqëndrohen në hapësirën midis këtyre ndryshimeve. Ata e kuptojnë sjelljen dhe psikologjinë. Mënyra se si liderat duan të drejtojnë mund të mos funksionojë gjithmonë për të gjithë, kështu që të kuptuarit dhe përshtatja me individët dhe situatat është thelbesore.

Këtu janë gjashtë strategji udhëheqëse universale, pavarësisht nga madhësia e industrisë ose ekipit.

Drejtoni veten tuaj në fillim

Hapi i parë drejt lidershipit është që së pari të kuptoni se si të udhëhiqni natyrshëm. A jeni një lider optimist, një lider i cili lavdëroni për të mbajtuar një moral të lartë të punonjësit, apo jeni një udhëheqës stoik dhe beson se lavdërimi duhet të fitohet?

Kur zhvilloni me vetëdije stilin tuaj të udhëheqjes, qëllimi duhet të jetë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë ju bën të ecni përpara. Pasi të keni kuptuar preferencat tuaja të udhëheqjes, mund ta drejtoni timonin e anijes sipas nevojës kur flisni me individë në ekipin tuaj.

Bëhuni kurioz për ekipin tuaj

Drejtuesit më të mirë kanë një kuriozitet të pangopur për njerëzit që ndihmojnë në rritjen e biznesit të tyre. Interesimi i vazhdueshëm për anëtarët e stafit na lejon të kuptojmë se çfarë i bën ata “të godasin ne shenjë”. Si ishte edukimi i tyre? Çfarë u pëlqen të bëjnë kur nuk janë në orar pune? Cilat janë disa nga qëllimet e tyre personale jashtë organizatës suaj?

Mundohuni t’i njihni sa më shumë të jetë e mundur. Të kuptuarit se çfarë e motivon secilin antarë të ekipit tuaj ju ndihmon në rritje e produktivitetit në ndarjen e  detyrave.

Maksimizoni feedback-un për të marrë rezultatet më të mira

Nëse qëllimi i udhëheqjes është t’i përmirësojë njerëzit dhe situatat, mjeti i duhur që do përdorni nuk është kritika, por feedback-u konstruktiv.

Motivimi i të tjerëve është i vështirë të bëhet, veçanërisht në baza të përditshme. Reagimet duhet të jepen përmes kornizës së përmirësimit ose ndryshimit të sjelljes. Nëse një anëtar i një ekipi shitjesh arriti qëllimet e tremujorit të kaluar, përgëzojeni dhe promovojeni për punën e bërë, pasi në këtë mënyrë do të jetë më i motivuar për të vazhduar punën me entuziazëm dhe produktivitet më të lartë.

Jepini zgjidhje problemeve

Transparenca është thelbësore. Çdo marrëdhënie forcohet me rritjen e besimit dhe transparencës, prandaj mos lini asgjë pa thënë. Adresimi i problemeve në vendin e punës menjëherë dhe drejtpërdrejt do të tregojë se jeni të përkushtuar për të forcuar një ekip të unifikuar. Gjithashtu, e rëndësishme është të mos krijoni një mjedis ku ndonjëri prej anëtarëve të ekipit të ndihet sikur duhet të mbrojë veten.

Takti dhe mënyrat do të jenë të ndyshme në qasjen që ju do keni nga individi në individ. Por, mos harroni se ekziston një vijë e hollë midis të qënurit i drejtëpërdrejt dhe i pasjellshëm. Nëse marrëdhëniet e prishura nuk rregullohen, kjo mund të ketë pasoja afatgjata në ecurinë e biznesit.Pra, kur në mënyrë të pashmangshme lind një konflikt i brendshëm, jepini zgjidhje dhe vazhdoni.

Vendosni përparësitë në mënyrë efikase

Përqëndrohuni në planin afatgjatë dhe shpërndani prioritetet afatshkurtra në mënyrë efektive. Ju duhet të rikalibroni vazhdimisht përparësitë dhe të kontrolloni fokusin e ekipit tuaj. Me çfarë po e kalojnë kohën e tyre dhe cilat janë detyrat më të rëndësishme këtë javë ,apo sot? Nëse një anëtar i ekipit nuk i ka përparësitë e qarta, është detyra jonë si udhëheqës të shpjegojmë projektin në tërësi dhe të konfirmojmë se u kuptuan rezultatet.

Kur rishikoni përparësitë, filloni duke shpjeguar se cilat janë qëllimet afatgjata, në mënyrë që ata të kuptojnë se pse po bëjnë atë që po bëjnë.

Krijoni një kulturë me performancë të lartë

Përsosmëria e qëndrueshme organizative bazohet në modelin e zakonshëm të secilit që mishëron një qëllim të përbashkët. Gjatë takimeve të gjera ekipore, gjithçka duhet të kthehet te misioni. Siç thotë këshilltari i menaxhimit, autori dhe edukatori Peter Drucker (1909–2005), “Kultura e ha strategjinë për mëngjes”. Po, talenti ka rëndësi, por një kulturë kompanie që feston përsosmërinë së bashku, fiton së bashku. Një mesazh i përbashkët do të frymëzojë të gjithë të vozisin në të njëjtin drejtim.

Përpjekja për përsosmëri në çdo fushë ka një sërë rutinash dhe sjelljesh themelore dhe lidershipi nuk ndryshon nga to. Të jesh udhëheqësi më i mirë për ekipin tënd kërkon qëllim të ndërgjegjshëm dhe praktikë të zakonshme.

Udhëheqja në 2021 duket shumë ndryshe nga sa ishte në fillim të vitit 2020. Për sa jemi akoma përgjegjës për rezultatet e biznesit, tani jemi më shumë se kurrë edhe përgjegjës për mirëqenien mendore dhe fizike të njerëzve që punësojmë.

Përktheu: Nafije Cala

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0