Ti ke një superfuqi! Tregoje - Business Magazine Albania

Ti ke një superfuqi! Tregoje

Shkruar nga Ilir Copja

Me ty e kam! Po po me ty që rri ulur strukur në heshtje në dhomën tende të errët, po pse? Ta them unë, sepse arrite qëllimin që i kishe vënë vetes prej disa vitesh. Një qëllim për të cilin kishe dhuruar vite nga jeta jote, energji, dedikim dhe preokupim të përditshëm. Sot more shpërblimin, hakun që meritojë. Dil prej andej çfarë të mundon?

Unë e di, po dua ta dëgjoj nga ty. Thuaj me gojën tënde: kam frikë si do ia dal, u trembem shikimit të tyre si plumba tejshpues dhe gjuhës së tyre. Nuk të vë faj e kuptoj shqetësimin tënd. Këto dy organe, dhuratë e krijuesit për ne të krijuarit shpesh përdoren ndryshe nga qëllimi parësor, për të veçuar, për të treguar epërsi e për të shitur mend. Kjo për faktin e thjeshtë se ti ke një parametër fizik me të dobët se “normalja”. Po pastaj?

Sa njerëz mund të thonë me siguri të plotë se janë “normalë ” fizikisht dhe sa prej tyre mund ta faktojnë këtë “normalitet” edhe në spektrin psikologjik dhe social. Me siguri pakkush duke u kthyer këta “normalet” në pakicë dhe në rrezik zhdukje. Kështu që mendimi I tyre është i pabazuar në fakte dhe bëhet nul. Pavarësisht këtij “anormaliteti” ti arrite me meritë aty ku këta “normalet” nuk arritën apo as nuk u nisën. Këtu ka diçka të vërtetë. Ti nuk je si ne, je ndryshe.

Lexo: 12 libra për biznesin gjatë vitit 2021

Ti je parë gjithmonë ndryshe dhe e di pse? Ti ke superfuqitë e tua. Me kalimin e viteve mësove t’i përdorësh dhe të kalosh çdo vështirësi, çdo ngjitje të vështirë duke pasur pranë gjithmonë KRIJUESIN, njerëz që të duan, të mbështesin dhe mbi të gjitha kanë besim tek superfuqitë e tua. Rrugëtimi yt ka qenë gjatë gjithë kohës me të perpjeta plot ferra e kacube me pusi plot por ti ia ke dalë.

Sot nis një rrugëtim të ri në një terren të pashkelur, plot të panjohura dhe vështirësi. Mos u tut këmbët i ke të forta, zemrën luan, mendjen e mprehtë si tehu i shpatës së samurait dhe do ia dalësh me sukses. Këshilla që ndjej të të jap dhe që mua ma kanë dhënë është: “Jep më të mirën tende, shkëlqe me dritën tënde dhe do ta davaritësh errësirën”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0