Oksigjeni, po aq i rëndësishëm sa menaxhimi i stresit - Business Magazine Albania

Oksigjeni, po aq i rëndësishëm sa menaxhimi i stresit

Oksigjeni

Nga Ermand Mertenika, inxhinieri Bio-fizikant (Inxhinieri i Respiratoreve)

Covid -19, i kthyer në një pandemi globale, po shkakton dëme të mëdha jetësh njerëzore dhe recesion të thelluar ekonomik. Por, gradualisht aktiviteti i tij po ulet, edhe për meritë të imunitetit të tufës. Ky është një gur kilometric, i cili po kalohet gradualisht. Vaksina është finalizimi që do të ndërpresë zinxhirin Covid.

Të vetmet aparatura, të cilat diagnostikojnë pacientët me Covid-19 janë pajisjet monitoruse, pajisjet oksigjeno-terapeutike dhe Ventilatorët e Reanimacionit (Respiratorët). Në këtë periudhë pandemie të gjithë qytetarët janë të këshilluar të monitorojnë nivelin e oksigjenit të tyrë në gjak pasi ky është indikatori më i rëndësishëm për të kapur në kohë progresivitetin e Covid-19, në mushkëritë tona. Oksimetri Dixhital ështe një pajisje e vogël, e cila monitoron nivelin e oksigjenit në gjak. Por, si funsionon kjo pajisje e vogël, e cila monitoron oksigjenin tonë në gjak dhe përse është një indikator vigjilent ndaj Covid-19 për ta trajtuar në castin e duhur. Oksimetri dixhital është i përbërë nga dy llamba (diode) LED, ku njëra diodë është me ngjyrë të kuqe dhe tjetra është me Infra-të kuqe (IR Diode). Gjithashtu, kjo pajisje përmban dhe 2 sensorë, të cilët monitorojnë valët (dritën e këtyre dy diodave).

Pajisja është e këshillueshme të vendoset në gishtin tregues e sugjeruar në krahun e majtë, pikërisht në anën kardiake (krahu i zemrës). Në rast se kemi vendosur gishtin në këtë pajisje, atëhere të dy llambat (diodat) do aktivizohen në mënyrë manuale ose automatike. Gjaku, i cili është i pasur me oksigjen përthith dritë e llambës Infra-të kuqe) ndërsa gjaku i cili nuk është pasur me oksigjen përthith dritë e llambës së kuqe. Pikërisht diferenca ose raporti midis këtyre dy vlerave të përftuara nga gjaku i pasur me oksigjeni dhe gjaku jo i pasur me oksigjen, përfton vlerën e përcaktuar të sasisë së oksigjenit në gjak.

Lexo: COVAX, Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të AstraZeneca

Vlera normale e oksigjenit në gjak duhet të jetë nga 94% – 100%. Nëse kemi një rënie të vlerës së oksigjenit në gjak nën vlerën minimale 94% dhe nëse vlera vazhdon të jetë e ulët për një kohë relativisht të gjatë, atëhere duhen marrë masa. Oksimetri Dixhital është shumë i rëndësishëm në këtë moment pandemie, por njëkohësisht shkakton stres tek qytetarët, pasi ata janë të predispozuar ta masin shpesh vleren e tyre të oksigjenit në gjak.

Dua t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve: Nuk duhet të shqetësohen dhe duhet të evitojnë matjen në mënyrë të shpeshtë me oksimetër, pasi emocionet shkaktojnë stres dhe stresi është sëmundja shtesë më e dëmshme se sëmundjet e tjera.

-Respektoni rregullat e distances -Disinfektoni duart hera-herës

-Mbani masken FFP1 në ambiente të ngarkuara me qytetarë.

Këto janë masat parandaluese ndaj Covid-19

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0