Jack Ma nuk është më në listën e të preferuarve të qeverisë kineze. Themeluesi i “Grupit Alibaba” nuk figuronte në listën e sipërmarrësve kinezë të botuar nga media shtetërore, Shanghai Securities News. Lista përfshin emra si Ren Zhengfei i “Huawei Technologies”, Lei Jun i “Xiaomi Corp” dhe Wang Chuanfu i “BYD”, të gjithë sipërmarrës të mëdhenj që janë vlerësuar nga qeveria kineze për kontributet e tyre.
Duke iu referuar këtyre të fundit, Shanghai Securities News shkruan se disa nga sipërmarrësit që dikur i kishte vlerësuar si “heronj kokëkrisur” në përpjekjet e tyre për t’u shkëputur nga një sistem i vjetër dhe i ngurtë ekonomik, ata tani udhëheqin “një grup kompanish që respektojnë rregullat e zhvillimit dhe tregut”.
Shkak për ftohjen e biznesmenit Ma me qeverinë komuniste është bërë një fjalim i 24 tetorit të vitit të shkuar. Ma kritikoi hapur sistemin rregullator kinez, çka solli si reagim pezullimin e një oferte publike për Ant Group, me vlerë 37 miliardë dollarë.
LEXO: Zhdukja misterioze e Jack Ma, Alibaba dhe Kina përplasen kokë më kokë
Që nga ai moment, rregullatorët nisën një hetim anti-trust në sektorin e teknologjisë, ku Alibaba ka peshë të madhe, ndërsa pritet të vendosen rregullore më të ashpra për Ant Group. “Përplasja” e Ma me qeverinë kineze u pasua nga largimi i tij nga vëmendja e publikut për një periudhë 3-mujore.
Kjo shkaktoi spekulime deri pak ditë më parë, kur ai u rishfaq me një paraqitje në video 50-sekondëshe.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.