Nga 1 shkurti do të shtohen 4 pika të reja për testimin e shpejtë në Tiranë, duke e cuar në 10 numrin e pikave dedikuar testit të shpejtë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të qendrës së re shëndetësore “Kodra e Diellit”.
“Në Tiranë kemi 6 pika testimi dhe nga dita e hënë do të kemi edhe 4 pika të reja, pra 10 pika në Tiranë që do ti dedikohen testimit të shpejtë, nëpërmjet testit të shpejtë të antigenit që kryhet nga epidemiologe të trajnuar dhe që sigurisht rrisin shpejtësinë e bërjes së testit, shkurtojnë kohën e pritjes dhe bëjnë atë që ne synojmë, kapjen e hershme, izolimin e rasteve dhe shkëputjen e zinxhirit të infeksionit”, u shpreh ministrja Manastirliu.
Ndërsa, kryebashkiaku Erion Veliaj i pranishëm në këtë inspektim është shprehur se në të gjitha lagjen e Tiranës tashmë ofrohet shërbim me standarde dhe afër vendbanimit.
“Ofrohet i njëjti shërbim si në qendër të Bllokut ashtu edhe në periferi pa qenë nevoja të bëjmë atë eksodin tipik që kemi bërë historikisht”, tha Veliaj.
Në Tiranë veç pikës së re “Kodra e Diellit” do të shtohen edhe dy pika të tjera të ambulancave në Lana-Bregas dhe në zonën e Astirit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.