Tani makinat e reja mund të blihen me çmim outlet-i, nëse janë modele të një viti më parë.
Ky është një lajm i mirë nga Volvo, si strategji që ofron kompania suedeze në Shqipëri për të nxitur shitjen e makinave të reja me një çmim të përballueshëm duke kursyer më shumë se 18,000€.
Volvo Cars, nëpërmjet përfaqësisë së saj në Tiranë, është një brand makinash që punon në mënyrë konstante për sjelljen e inovacionit dhe teknologjisë në dobishmëri të klientëve të saj, shoqërise dhe ekonomisë në përgjithësi.
Duke qenë se tregu i makinave të reja në Shqipëri ka nevojë për iniciativa nxitëse, përveç paketës së vlerësimit monetar të makinave të vjetra dhe konvertimit të vlerës së tyre në ulje për makinën e re, Volvo sjell risinë Outlet, ku makinat e vitit 2020 vijnë me ofertë deri në 18.000 euro më lirë.
Cilat janë benefitet e nxitjes së blerjes dhe përdorimit të makinave të reja?
Së pari, është ulja e Co2 në ajër dhe si rrjedhim ulja e ndotjes.
Së dyti, ulja e numrit të aksidenteve në përqindje të konsiderueshme duke pasur parasysh dhe faktin se Volvo është renditur në shumë klasifikime si makina më e sigurt në botë.
Lexo: Volvo: Idetë që ndryshojnë botën janë shpesh më të dyshimtat
Së treti, ulja e numrit të fataliteteve si rrjedhojë e aksidenteve të mundshme.
Së katërti, rritja e përgjithshme ekonomike e vendit.
Janë iniciativa të tilla që përfshijnë strategji multidimensionale që bëjnë diferencimin dhe edukimin e tregut tonë të vogël shqiptar.
Për më shumë informacion klikoni: https://www.volvocars.com/al/outlet
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto