Një kompani bioteknike e Sussex ka prodhuar një vaksinë kundër koronavirusit, e cila është mund të përdoret si pilulë. Kjo lloj vaksine, pritet të transformojë krejtësisht luftën kundër Covíd-19. IosBio me qendër në Burgess Hill ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer vaksinat e injektuara në tableta dhe po punon me kompaninë kaliforniane “ImmunityBio” për ta testuar këtë vaksinë te provat klinike.
Provat e para te majmunët kanë treguar që vaksina që merret nga goja, e krijuar duke përdorur teknologjinë IosBio është shumë efektive. Ky version i ri, i zhvilluar nga ImmunityBio, është tashmë në fazën e dytë dhe të tretë të testeve klinike. Këtë muaj do të nisin testet klinike tek amerikanët dhe ImmunityBio po aplikon për të marrë miratim edhe në Britani të Madhe.
Miratimi do shumë muaj, por një vaksinë si pilulë, do të ishte shumë më e lehtë për t’u transportuar dhe administruar sesa injeksionet dhe mund ta shpejtojë në mënyrë drastike garën për të imunizuar popullsinë e botës. Wayne Channon, shefi ekzekutiv i IosBio tha: “Me pilulën tonë nuk do të keni nevojë për profesionistë mjekësorë për të bërë vaksinën. Ju mund ta dërgoni atë në Amazon Prime dhe të gjithë do të vaksinohen deri të shtunën.” Teknologjia e IosBio quhet OralPro. Inxhinierizon vaksinat në pilula që mund të përballojnë temperatura deri në 50 gradë celsius, duke i lejuar ato të kalojnë përmes stomakut dhe të absorbohen drejtpërdrejt te mukozat, aty ku ndodhet virusi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.