Refuzimi i një gruaje për të hequr dore edhe pas një dekade të mbushur me dështime solli vaksinat e para të COVID-19 - Business Magazine Albania

Refuzimi i një gruaje për të hequr dore edhe pas një dekade të mbushur me dështime solli vaksinat e para të COVID-19

Në vitin 1985, shkencëtarja hungareze Katalin Karikó dhe burri i saj u transferuan në Shtetet e Bashkuara me vetëm 1,200 dollarë të fshehur brenda arushit së vajzës së tyre. Karikó kishte studiuar një fenomen të ri të njohur si RNA Messenger (jep informacionin e koduar në një ose më shumë gjene nga ADN në ribozom), ose mRNA, që nga vitet 1970 dhe mori një ofertë për të vazhduar kërkimet e saj në Universitetin Temple në Filadelfia.

Karikó besonte me pasion se mRNA përfundimisht mund të përdoret për të luftuar sëmundjet. Sidoqoftë, vizioni i saj u hodh poshtë vazhdimisht si tepër utopike për të përfituar grante qeveritare, për të siguruar fonde private, apo edhe për të bindur shumë kolegë të saj të bashkoheshin në aventurën e saj. Ajo kaloi vitet e para të karrierës së saj duke grumbulluar letra refuzimi, edhe pasi u bashkua me fakultetin e Pensilvanisë në 1989.

Në 1995, pasi punoi për gjashtë vjet në UPenn, Karikó u ul në detyrë. Ajo kishte qenë në rrugën e duhur, por për shkak se puna e saj rreth mRNA nuk ngjalli interes dhe financimet ishin minimale, nuk u pa e arsyeshme për të investuar në pozicionin e saj.

Përpos problemeve në aspektin profesional, ajo u përball edhe me sëmundjen e kancerit në 1995 dhe burri i saj ishte bllokuar në Hungari, duke luftuar për të zgjidhur çështjen e vizës. “Zakonisht, në atë pikë, njerëzit thjesht i thonë lamtumirë dhe largohen sepse është kaq e tmerrshme,” u shpreh Karikó në një intervistë . “Mendova të shkoja diku tjetër, ose të bëja diçka tjetër. Unë gjithashtu mendova se mbase nuk jam mjaft e aftë, jo aq e zgjuar sa duhet ”.

Ajo që e bëri Karikón të vazhdonte ishte besimi i saj i patundur te mARN dhe siguria e saj se gjithçka që duhej të bënte ishte të bashkonte të gjitha pjesët e mozaikut së bashku në mënyrën e duhur. La pas problemet dhe rifilloi punën në eksperimentet e reja me mARN.

Një nga sfidat me mARN sintetike ishte ndjeshmëria e saj ekstreme ndaj mbrojtjes natyrore të trupit të njeriut. Nëse administrohet për të trajtuar qeliza specifike, ajo ka të ngjarë të shkatërrohet para se të arrijë destinacionin e synuar ose të shkaktojë një përgjigje të dëmshme.

LEXO: Njihuni me profesorin e Harvardit, i cili u bë miliarder falë Coronavirus

Përfundimisht, pas provave dhe gabimeve të gjata, Karikó dhe bashkëpunëtori i saj afatgjatë, imunologu i UPenn, Drew Weissman, ja dolën. Pasi korrigjuan një të metë në hulumtimet e tyre të mëparshme, ata publikuan studimin. Publikimi tërhoqi vëmendjen e dy shkencëtarëve në dy vende të ndryshme. Të dy shkencëtarët, më vonë themeluan kompani në Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani nën emrin Moderna dhe BioNTech,.

BioNTech, në partneritet me Pfizer dhe Moderna kanë krijuar vaksinat e para të aprovuara COVID-19 që administrohen sot bazuar mbi teknologjinë mARN. Këto vaksina janë një dritë në fund të tunelit në këtë pandemi shkatërruese. Karikó aktualisht është zv-presidente e BioNTech në mbikëqyrjen e studimeve rreth mARN.

Karikó kishte të gjitha arsyet të hiqte dorë nga kërkimet e saj. Në vend të kësaj, ajo nisi një përparim shkencor që tani mban potencialin për të shpëtuar miliona jetë.  Pse disa njerëz janë të gatshëm të luftojnë përmes pengesave, shpesh duke vënë gjithçka në rrezik, kur shanset e suksesit janë minimale? Si mund të përcaktojmë se cilat beteja të luftojmë dhe kur duhet të heqim dorë ?

Duke rishikuar shumë histori si kjo, është vërejtur që njerëzit që kanë tendencë të qëndrojnë kundër pengesave më të mëdha ose janë dashuruar me problemin që po zgjidhin dhe / ose besojnë se rezultati i mundshëm ia vlen, sepse mund të japë një kontribut domethënës për njerëzimin ose të përmisojë jetën e të tjerëve.

Shpjegimi i mëparshëm është ai që i bën ata kureshtarë dhe të gatshëm të vazhdojnë të provojnë ditë për ditë. Në rastin e Katalin Karikó, ajo pa diçka të jashtëzakonshme te mARN dhe u argëtua me gjetjen e zgjidhjeve për pengesat rreth eksperimentit të saj.

Nëse jeni duke u përpjekur të vendosni nëse do të vazhdoni ose jo, kur jeni hasur në dështime të përsëritura, mund të dëshironi të pyesni veten nëse ju pëlqen të përpiqeni të zgjidhni problemin dhe vlerën e ndikimit nëse është i suksesshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0