Banka Botërore prej kohësh ka theksuar rrezikun e fatkeqësinë natyrore në Shqipëri, ndërsa e ka risjellë edhe në raportin e fundit të saj rreth vlerësimit të riskut të katastrofave në Shqipëri.
Sipas këtij raporti, ekspozimi i lartë ndaj rreziqeve natyrore, sjell nevojën për më shumë angazhim në nivelin e sigurisë. Sipas Indeksit të Rreziqeve 2019, Shqipëria ka nivel të lartë të rreziqeve natyrore, ku çdo vit mesatarisht 30 mijë njerëz dhe më shume se 95 përqind e bashkive janë prekur nga katastrofat natyrore gjatë periudhës 1995-2015. Kosto ekonomike e këtyre fatkeqësive bien si në sektorin privat edhe atë publik. Dhe shpenzimet për dëme mbulohen kryesisht nga rialokim fondesh. Banka Botërore po e asiston qeverinë shqiptare që të zhvillohet një strategji e financimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, mbështetur në rekomandimet e raportit”. Sigurimi i pronës është një nga elementët korrektues të pasonave nga dëmet natyrore.
Lexo: Kadri Morina: qeveria të detyrojë me ligj për sigurimin e pronës
BB vlerëson se tërmeti rriti varfërinë e perceptuar mbi 2%, ndërsa pandemia pa përkeqësuar më tej nivelin e varfërisë. Mes nismave përfshihet edhe thuhet ndër të tjera në raportin e Bankën Botërore.
Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019 rriti varfërinë subjektive (perceptimi që ka një person për situatën e tij financiare dhe materiale) me 2.3 për qind.
Sipas BB tërmeti preku gati 200 mijë individë në 11 bashki duke sjellë dëm ekonomik. ME fokus rrezikun nga katastrofat, BB vëren se pandemia ndikoi në dobësimin e mëtejshëm të vendit për t’i përballuar ato dhe mbki të gjitha dobësimi i mundësive për rimëkëmbje.
Sipas këtij raporti, vetëm tërmeti dhe pandemia kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike duke e çuar atë në 8 mbrapa.
Për më tepër, kostot e fatkeqësive pritet të rriten në vitet në vijim, për shkak të trendit rritës të ekonomisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.