Mot i keq, 7 rregulla që rrisin sigurinë në rrugë - Business Magazine Albania

Mot i keq, 7 rregulla që rrisin sigurinë në rrugë

Mot i keq

Moti i acartë ka prekur të gjithë vendin. Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica dhe rreshje dëbore kryesisht në verilindje. Kjo ka rritur vështirësitë në qarkullimin rrugor, ndaj Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sjell në vëmendje kujdesin e nevojshëm të drejtuesve të automjeteve.

Për të shmangur aksidentet, ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare 7 udhëzimet e mëposhtme

Lexo: Kina po modifikon kushtet e motit, a duhet të shqetësohemi?

  1. Verifiko sistemet e: ngrohjes së kabinës, funksionimin e duhur të xhamave dhe pasqyrave;
  2. Përdor antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;
  3. Qarkullo vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;
  4. Mbaj gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)
  5. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;
  6. Mos kryej manovra të nxituara, veçanërisht në prani të dëborës;
  7. Trego kujdes me frenimin dhe rrotullimet e timonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0