Si eci ekonomia shqiptare krahasuar me vendet e rajonit gjatë pandemisë - Business Magazine Albania

Si eci ekonomia shqiptare krahasuar me vendet e rajonit gjatë pandemisë

ekonomia shqiptare

Përgatiti Armela Toska

Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), përveç shkaktimit të një krize shëndetësore, po ashtu ka ndikuar në sjelljen e njerëzve dhe zakonet e tyre të përditshme, pasi ka shkaktuar edhe ndryshime në ekonomi. Ashtu si shtetet e tjera edhe Shqipëria u prek ekonomikisht nga kjo pandemi.

Para se të analizohen lidhjet mes COVID-19 dhe krizës së mundshme ekonomike në vendin tonë duhet parë së pari kjo krizë në vendet e tjera të rajonit dhe duhet kuptuar se krizat në kapitalizëm janë të paqëndrueshme.
Në parashikmet e fundit të buxhetit vjetor nga Ministria e Financës në parlamentin grek, borxhi kombëtar në Greqi pritet të tejkalojë 200% të prodhimit vjetor pas mbylljes së dytë të vendit. Ministria e Financave deklaroi se pret që ekonomia të kontraktohet me 4.8%, sipas shifrave të paraqitura në Buxhetin e 2021 në parlament. Vlerësimi rishikoi që edhe buxheti mujor pati një rënie nga 8.2% në 7.5%. Borxhi kombëtar tani pritet të rritet në 199.6% të PBB-së këtë vit ose 340 miliardë euro.
Borxhi kombëtar i lartë në Greqi vjen si pasojë e krizës në sektorin e turizmit i cili ishte sektori që u prek më shumë gjatë vitit të kaluar nga pandemia.

Një nga vendet më të dëmtuara nga pandemia është edhe Italia ku numri i vdekjeve dhe të infektuarve është ende në rritje. Italia i është përgjigjur kësaj pandemie duke forcuar progresivisht masat e bllokimit në të gjithë vendin. Por masat e ndërrmara sollën rritjen e papunësisë, pasi paketa ekonomike e ndërrmarrë në muajin mars ishin të pamjaftueshme për të mbuluar kostot e jetesës për një periudhë të zgjatur kohe. Prodhimi i brendshëm bruto i Italisë u ul me 10.5% në vitin 2020. Në 2021, PBB-ja e vendit mund të rikuperohet me 5.4 % krahasuar me vitin e kaluar.

Lexo: OBSH: Situata është alarmante nga mutacioni, duhet të bëhet më shumë

Maqedonia e Veriut po përballet me recesionin më të thellë të dy dekadave të fundit, pandemia preku të gjithë sektorët e ekonomisë dhe aktiviteti ekonomik ra me 4.1% në vitin 2020, sipas Raportit të Bankës Botërore, borxhi ka tejkaluar 60%të PBB-së së shtetit fqinj.
Maqedonia e Veriut nuk është e vetmja, vendet në Ballkanin Perëndimor po përballen me recesion të thellë ekonomik si dhe zhvillimi rajonal është tkurrur me 4.8% në 2020.

Edhe pse një vend i vogël dhe jo shumë i zhvilluar, Mali I Zi është një nga vendet me më pak pasoja ekonomike nga pandemia. Numri i vogël i infektimeve krahas vendeve të tjera të rajonit si dhe masat lehtësuese kanë bërë që ky vend të mos pësonte një krizë të madhe ekonomike. Borxhi vjetor i këtij vendi u ul me 9%.

Masat kufizuese mund të kenë pasur ndikim pozitiv në frenimin e përhapjes së virusit, dhe në parandalimin e përshkallëzimit të krizës shëndetësore, efekti dhe pasojat nga mbyllja e ekonomisë për javë të tëra ishte e rëndë për shtetin e Kosovës. Kriza e shkaktuar nga COVID-19 ka ndikuar thellë në aftësinë e sektorit privat për të operuar, me 39% të ndërmarrjeve të mbyllura plotësisht. Ekonomia e Kosovës në 2020 shënoi një rënie reale prej -5.6%.

Ashtu si fqinjët e saj Shqipëria që nga muaji mars i vitit të kaluar vazhdon të jetë e mbërthyer nga kriza e pandemisë të shkaktuar nga COVID – 19. Pasojat e krizës në ekonomi shfaqen më të vështira nga dita në ditë: falimentim biznesesh, shtim i papunësisë, rënie e fuqisë blerëse, e prodhimit vendas dhe e shkëmbimeve tregtare. Ekonomia e vendit tonë gjatë këtij viti ka pësuar një humbje me rreth 1-1,2 miliardë euro në PBB.

E vetmja industri që ka pasur një rritje rreth 15% është industria e ushqimit, e po ashtu edhe në ketë industri kishte ndryshime të mëdha në grupet ushqimore. Por sektori që pati më shumë rritje dhe përfitoj gjatë pandemis ishte tregtia elektronike në rajonin e Ballkanit. Analiza e Shoqatës për Tregti Elektronike tregon se rajoni i Ballkanit gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar gjithsej 28,9 milardë euro në tregtinë elektronike.

Por pavarësisht të gjithave, një shpresë e re ka lindur, me aprovimin e vaksinave si dhe me nisjen e vaksinimit nga vendet e Bashkimit Europian dhe më pas nga vendet e tjera ku të gjitha shtetet janë bërë gati t’i japin fund një herë e mirë kësaj pandemie duke e lënë pas vitin që kaluan dhe duke jetuar në vitin e ardhshëm. Por i takon politik bërësve në Shqipëri dhe gjithë grupet e interesit të mendojnë për një ri-orientim strategjik të ekonomisë shqiptare drejt prodhimit dhe teknologjisë, si sektor të cilët janë gjithnjë kundër-ciklik në çfarëdolloj krize.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0