Presidenti i zgjedhur amerikan ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe Biontech kundër koronavirusit. Përmes një transmetimi live, ai synoi të nxisë besimin e qytetarëve amerikanë se vaksina është e sigurt.
Biden u kërkoi amerikanëve që ta bëjnë vaksinën, pasi ajo është e sigurt.
“Po e bëj këtë për të dëshmuar që njerëzit duhet të jenë të përgatitur kur tu vijë radha për vaksinën. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Bërja e vaksinës është një gjë, por mundja e virusit, një tjetër. Do të duhet kohë. ndaj ju lutem, dëgjoni ekspertët e shëndetësisë dhe ndiqnin udhëzimet e tyre për mbajtjen e maskës dhe evitimin e udhëtimeve për festa”, tha Biden.
Më shumë se 500 mijë amerikanë thuhet se janë vaksinuar tashmë.
Ai dhe bashkëshortja, Jill, falenderuan punonjësit e shëndetësisë në qendrën ku u vaksinuan.
Të premten, morën dozat e vaksinës edhe politikanët kryesorë amerikanë, si Mike Pence, zëvendëspresidenti, Nancy Pelosi, kryetarja demokrate e dhomës së deputetëve dhe Mitch McConnell, lider i shumicës republikane në senat.
Lexo: Biden prezanton planin 100 ditor. Maska e detyrueshme që ditën e parë
Përmes vaksinave në publik, pa efekte anësore, ata shpresojnë që do të bindin skeptikët për sigurinë e vaksinës dhe efikasitetin e saj. Edhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, dhe bashkëshorti i saj, do ti marrin vaksinat publikisht javën e ardhshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto