Gjermania mbyllet deri me 10 janar - Business Magazine Albania

Gjermania mbyllet deri me 10 janar

Gjermania mbyllet

Gjermania ka hyrë në ‘Lockdown’, duke mbyllur shkolla dhe biznese jo thelbësore në një përpjekje për të ndaluar një rritje të infeksioneve Covid-19. Masat shtrënguese do të jenë të vlefshme deri më 10 janar.

Gjatë Krishtlindjeve do të ketë një lehtësim të masave, ku një familje do lejohet të presë deri në katër anëtarë të ngushtë të familjes.

Të mërkurën u raportuan edhe 952 vdekje dhe 23,427 raste në Gjermani. Edhe shtete të tjera evropiane kanë shtrënguar kufizimet përpara Krishtlindjeve, ku Franca që po futet në shtetrrethim gjatë natën.

Lexo: Ministri i Shëndetësisë në Britani jep alarmin: Shpërthen një lloj i ri i COVID-19, përhapet me shpejtësi  

Sipas masave të reja të Gjermanisë, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarkete dhe banka do të lejohen të qëndrojnë të hapura. Restorantet, baret dhe qendrat e kohës së lirë janë mbyllur që nga nëntori dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokimet e tyre.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0