SHBA miraton vaksinën e parë kundër COVID-19 - Business Magazine Albania

SHBA miraton vaksinën e parë kundër COVID-19

Bordi i ekspertëve të Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës për koronavirusin e ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech partner themelues i së cilës është shkencëtari turk prof. dr. Uğur Şahin, transmeton Anadolu Agency.

Bordi Këshillues i FDA-së i përbërë nga ekspertë të pavarur, në një votim pas takimit të zhvilluar dje që zgjati gjatë gjithë ditës, me 17 vota ‘pro’ dhe 4 ‘kundër’ autorizoi FDA-në për përdorimin emergjent të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Pas këtij miratimi nga Bordi rregullator i vendit për vaksinën e parë në vend, FDA pritet të përfundojë procedurën e konfirmimit zyrtar për vaksinën dhe të fillojë sa më parë shpërndarjen në shtete duke filluar që nga sot.

Deri në fund të këtij muaji planifikohet shpërndarja e pjesës së parë prej 6.4 milionë doza të vaksinës dhe që të përfshihen në etapën e parë 3 milionë persona për shkak të praktikës për vaksinim me dy doza.

LEXO: Pfizer: Nuk dihet nëse vaksina ndalon përhapjen e infeksionit

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë se përparësia në vaksinim duhet të jetë për punonjësit e shëndetësisë dhe popullatës së moshuar në shtëpitë e kujdesit, por që vendimi përfundimtar për këtë çështje u përket drejtuesve të shteteve.

FDA në një deklaratë më 8 dhjetor, konfirmoi “besueshmërinë dhe efektivitetin” e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech. Duke theksuar se vaksina është efektive 95 për qind dhe se rreth 10 ditë pas dozës së parë të vaksinës është siguruar mbrojte e fortë kundër COVID-19, ishte rekomanduar që vaksina të aplikohej me dy doza 30 miligramëshe me një interval kohor prej 21 ditësh.

Vaksina e Pfizer/BioNTech e cila njihet si BNT162b2 javën e kaluar u miratua në Britani të Madhe dhe këtë të mërkurë në Kanada.

Edhe vaksina kandidate “mRNA-1273” e kompanisë bioteknologjike Moderna me qendër në SHBA do të shqyrtohet në të njëjtën mënyrë më 17 dhjetor nga Bordi i ekspertëve të pavarur të FDA-së.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0