Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri “takohet online” - Business Magazine Albania

Ekosistemi i startup-eve në Shqipëri “takohet online”

Ekosistemi i startup-eve

A kemi ekosistem të startup-eve në Shqipëri?  Cilat janë problemet që ky ekosistem ka? A zgjidh ndonjë prej këtyre problemeve draft ligji i startup-eve?

Për të gjitha këto pyetje, Barleti Hub në bashkëpunim me Tripel City organizuan një round table online më datë 18 nëntor 2020, për t’u dhënë përgjigje disa prej tyre, pikërisht gjatë Javës Globale të Sipërmarrjes.

Me synimin për të pasur përfaqësues sa më shumë nga ekosistemi, folësit e ftuar të këtij takimi ishin akademikë, sipërmarrës dhe lehtësues të ekosistemit, si:

– Dr. Rezart Prifti, Fakulteti i Ekonomisë-UT;

– Prof. Dr. Zana Guxholli, Zv/Rektor për Kërkim dhe Inovacion, Universiteti Barleti;

– Kushtrim Shala, founder i ICTSLab;

– Dritan Mezini, duapune.com;

– Gerti Boshnjaku, New Media Communications;

– Jetona Myteveli, programi IDEA.

Gjatë diskutimit, të gjithë folësit theksuan se tashmë kemi një ekosistem të startup-eve në Shqipëri pasi prej vitesh, në mënyrë individuale ose dhe me bashkëpunim ndërmjet tyre, ka pasur zhvillime në ekosistem si: organizimi i eventeve për t’ju ardhur në ndihmë startup-eve, ofrimi i disa konkurseve të ideve për të incentivuar startup-et, etj.

Lexo: Ministri Shalsi: startupet do të kenë struktura mbështetëse dhe lehtësi

Në lidhje me problemet që ka ekosistemi i startup-eve, të gjithë bien dakord që nuk ka struktura të qëndrueshme, të cilat duhet t’i vijnë në ndihmë ekosistemit, struktura që mund t’i mbështesin financiarisht për periudhën e  inkubimit të startup-eve.

Pjesë e diskutimit ishte edhe drafti i ligjit “startup-eve inovative”, ku disa nga sugjerimet për t’u marrë në konsideratë për këtë draft ligj janë:

  • Duhet të ketë një frymë ose qasje më pozitive ndaj startup-eve. Pasi ligji është ideuar duke marrë të mirëqenë faktin që “startup-et” do abuzojnë me fondet që supozohet se duhet të marrin dhe në draft ligj specifikohet edhe “gjoba” që do të marrë një startup në rast se shkel rregullat. Aty nuk specifikohet se sa është grantit për të cilin startup-et aplikojnë.
  • Centralizimi i mekanizmave që propozohen për të mbështetur startup-et është jo i shëndetshëm.
  • Anëtaret e bordit duhet të përzgjidhen në mënyrë autonome, në mënyrë të tillë që të sigurojnë paanshmëri në vendimmarrje sa i përket startup-eve që do certifikohen si dhe lehtësuesve që do certifikohen.
  • Disa fonde të Startup Albania duhet edhe të menaxhohen edhe nga aktorë që janë duke ndihmuar tashmë ekosistemin e startup-eve.
  • Pse duhet të certifikohet një startup, ku thjesht mjafton që ai të jetë pjesë përfituese e këtij sistemi.
  • Ndoshta startup-et nuk ka pse të regjistrohen si startup-e përderisa supozohet se do të kenë lehtësira financiare
  • Sasia e grantit duhet të jetë e ndryshme për fazat e ndryshme në të cilat është një startup. Një startup në fazë ideje ka nevojë për sasi të vogël ndërsa një startup i cili është në fazën e krijimit të Prototipit ka nevoja të tjera financiare.
  • Koha e inkubimit 24 muaj duhet ndarë në faza, pasi nëse një startup është në fazat e para, 24 muaj janë mjaftueshëm.

Këto dhe shumë të tjera u diskutuan në round table.

Ndërkohë që sugjerimet për draft ligjini e startup-eve vazhdojnë deri me datë 28 nëntor 2020 ju mund të jepni sugjerimet tuaja në link-un Këtu

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0