Me një platformë të dedikuar dhe me nisjen e aktiviteteve në Muzeun Historik Kombëtar, panairi online i librit ishte jo vetëm aktiviteti i parë i këtij lloji në vendin tonë, por edhe me një sukses të jashtëzakonshëm.
Menaxheri i Bukunist.al Albert Gjoka, tregon se panairi pasi një ndikim të jashtëzakonshëm, me përfshirje të lexuesve dhe pjesmarrje aktive në të gjitha promovimet dhe aktivitetet online.
Mbi 8000 tituj librash u vunë në dispozion nga të gjitha shtëpitë botuese për lexuesit. Një pjesë e tyre u ofruan me ccmime të ulëta deri në 50%.
Bukinist dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë kanë bërë një marrëveshje bashkëpunimi që librit t’i bëhej festa që i takon edhe këtë vit, duke shfrytëzuar profesionalisht të gjitha hapësirave virtuale dhe për të shkuar tek lexuesi, kudo ku ndodhet; brenda dhe jashtë vendit.
Ceremonia e përvitshme do të vazhdojë deri më 30 nëntor.
Në faqen e dizenjuar vetëm për këtë panair, lexuesit kanë të gjitha ofertat e përvitshme, si dhe eventet, autorët në fokus dhe shumë e shumë aktivitete të tjera”.
Lexo: 6 LIBRAT MË TË MIRË TË BIZNESIT PËR 2020
Katër ditët e para ishin me një agjendë të ngjeshur me aktivitetet që do të zhvillojë Shoqata e Botuesve Shqiptarë dhe botuesit në veçanti, qoftë në mjediset fizike në kryeqytet, qoftë edhe përmes platformave profesionale të transmetimit online. As këtë vit nuk do të mungojë ceremonia e dhënies së çmimeve vjetore.
Organizatorët, kanë raportuar tashmë librat më të kërkuar, titujt e të cilëve ne do t’i ndajmë me ju
Ja 10 librat më të shitur të panairit online:
TITULLI AUTORI BOTUESI
- Alkimisti, me autor Paulo Coelho, Toena
- Arti i brishtë i not giving a f.ck, Mark Manson, Minerva
- Friend Request, Laura Marshall Living
- 1984, George Orwell, Pegi
- Harku i triumfit, Erich Maria Remarque, Dituria
- Gjuetari i balonave Khaled Hossein, OMSCA-1
- Jeta e gënjeshtërt e të rriturve, Elena Ferrante, Pegi
- Sekreti, Rhonda Byrne, Dudaj
- Dashuria në kohërat e kolerës (SC), Gabriel Garcia Marquez, Onufri
- Atje ku këndojnë karavidhet, Delia Owens, Dritan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto