Në SHBA është aprovuar zyrtarisht një ilaç posaçërisht kundër COVID-19. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një autorizim për përdorimin e Bamlanivimab për trajtimin e COVID-19 në fazën e parë të sëmundjes dhe synon të parandalojë pasojat e mëvonshme deri shtrimet në spital.
LEXO: Aspirina, një ilaç i mundshëm anti-COVID
Ky ilaç është i autorizuar të përdoret vetëm për pacientët që rezultojnë pozitiv me SARS-CoV-2 duke filluar nga mosha 12 vjeç e deri tek mosha më e thyer, për të gjithë ata që peshojnë të paktën 40 kilogramë. Ndërsa siguria dhe efektiviteti i kësaj terapie hetimore vazhdon të vlerësohet, bamlanivimab rezultoi nga provat klinike se ndikon në zvogëlimin e rasteve të shtrimit në spital.
Bamlanivimab nuk është i autorizuar për pacientët, që janë të shtruar në spital për shkak të COVID-19 ose kërkojnë terapi me oksigjen për të njëjtën arsye. Të hënën fillon prodhimi i 100,000 shisheve të para, me synimin për të hedhur në treg 1 milion deri në fund të vitit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto