“I am Zlatan”: Jeta e Ibrahimovic kthehet në film, dy shqiptarë interpretojnë rolin e suedezit - Business Magazine Albania

“I am Zlatan”: Jeta e Ibrahimovic kthehet në film, dy shqiptarë interpretojnë rolin e suedezit

Zlatan Ibrahimovic, si aktor protagonist në fushën e gjelbër të futbollit e aktore protagonist në kinema. Lucky Red ka njoftuar se do të merret me shpërndarjen e filmit biopic “I am Zlatan”, me metrazh të gjatë e bazuar në jetën e suedezit të famshëm. Jakob Beckman e David Lagercrantz janë skenaristët e filmit, që është marrë nga autobiografia “Unë, Ibra”, shkruar nga Zlatan e David Lagercrantz.

LEXO: Filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscar

Filmi ka regjisor Jens Sjogren, ndërsa aktorët që do të interpretojnë Ibran janë Dominic Bajraktari Andersson (për periudhën nga 11 në 13 vjec) e Granit Rushiti (për periudhën nga 17 në 23 vjec). Lojtari i Milan është përfshirë në projekt e ka ndihmuar gjatë ndërtimit të skenarit. Filmi përshkruan karrierën e Ibras, nga fillimet në geto e deri në mrekullitë e tij në San Siro me fanellën e Milan.

Granit Rushiti, Zlatan Ibrahimovic dhe Dominic Bajraktari Andersson

Andrea Occhipinti, producenti i Lucky Red, ka thënë: “Ibrahimovic është shumë më tepër se një futbollist: është një lider i vërtetë, një ikonë legjendare”. Filmimet kanë nisur në Suedi, vendi i lindjes së Zlatan, në tetorin e kaluar e do të mbyllen në Hollandë në Amsterdam. Dalja në sallat kinematografike është parashikuar për vjeshtën e vitit 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0