Filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscar

Filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Oscar

"Derë e hapur"

“Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është filmit artistik shqiptar, që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. Lajmin e ka dhënë aktorja Jonida Vokshi, që ka rol kryesor në këtë film.

Jonida ka publikuar në Instagram disa foto të shkëputura nga filmi dhe ka treguar se ndihet shumë e lumtur që është pjesë e kastit të aktorëve.

“Derë e hapur” ose “Open Door” ka rezultuar si një nga prodhimet kinemtaografike shqiptare më të suksesshme të viteve të fundit. Filmi ka rrugëtuar drejt Kanës dhe ka marrë pjesë në disa nga festivalet më të rëndësishme të filmit në botë. Në “Derë e hapur” luajnë disa nga emrat e mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Guljelm Radoja, Lutfi Hoxha dhe Sotiraq Bratko.

Historia e filmit“Open door” (Derë e hapur) tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma (Jonida Vokshi), që është një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali.

Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina (Luli Bitri).

Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë për të treguar se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0