Një djalosh në qytetin e Lindjes së Largët të Rusisë, Vladivostok, ka zbuluar fosilet e një zvarraniku detar parahistorik – një ichthyosaur – që konsiderohet të jetë ndër kafshët më të mëdha që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë. Mbetjet e fosilizuara u gjetën kur një ekip entuziastësh vendorë të dinosaurëve teksa po kontrollonin brigjet e ishullit Russky të qytetit, shpjegoi Akuariumi Primorsky. Zbulimi i mrekullueshëm u bë nga shtatë vjeçari Dmitry Sirenko. “Unë i dua shumë dinozaurët dhe gjithmonë kam ëndërruar të gjej kockat e një dinozauri të vërtetë. Po shikoja gurët gjatë gjithë kohës dhe pyesja mamanë – ndoshta është ai? Ne po luanim me motrën time në breg dhe gjetëm këtë gur të pazakontë.”
LEXO: NASA zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës
Një ekip paleontologësh që shkuan në vend konfirmuan se shenjat e veçanta në gurë ishin gjurmët e një ichthyosaur, një zvarranik detar masiv parahistorik. Studiuesit thanë se brinjët e krijesës ishin ‘shumë të dukshme’ dhe shtylla kurrizore mund të jetë gjithashtu e paprekur. “Ende ekziston misteri nëse ndonjë fragment i kafkës është në shkëmbinj. Kjo do të kishte qenë e jashtëzakonshme. Megjithëse, ky ichthyosaur mund të ketë humbur kokën 250 milion vjet më parë.” – tha paleontologu Yury Bolotsky.

Pllaka prej guri me fosile u transportua në Akuariumin Primorsky për ekzaminim të mëtejshëm. Shkencëtarët planifikojnë ta ndajnë me kujdes, shtresë pas shtrese, për të kontrolluar nëse përmban kafkë brenda dhe për të përcaktuar moshën e saktë të dinosaurit. Ichthyosaur është përshkruar si një nga kafshët më të mëdha që kanë jetuar ndonjëherë në Tokë. Trupi i tij besohet të jetë matur deri në 85 metra i gjatë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto