NASA zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës

NASA zbulon ujë në sipërfaqen e Hënës

NASA

NASA ka njoftuar se ka zbuluar ujë në sipërfaqen e hënës. Ky zbulim tregon se uji mund të shpërndahet në të gjithë sipërfaqen hënore, dhe jo vetëm në pjesët e ftohta e të pandriçuara të Hënës.

Hulumtuesit kanë publikuar dy studime në gazetën Nature Astronomy, dhe gjetjet e tyre i kanë ndarë me publikun gjatë një konference të NASA-s të mbajtur të hënën.

Observatori Stratosferik i NASA-s për Astronominë Infra të kuqe (SOFIA), ka konfirmuar se uji u pikas afër kraterit Clavius, një nga formacionet më të mëdha të kraterit në satelitin qiellor dhe që mund të shihet me sy të lirë. Kështu tha në një konferencë për shtyp Paul Hayne, një shkencëtar në Universitetin e Kolorados.

Lexoni: Rrjeti 4G në Hënë, NASA firmos kontratë me Nokia-n

Hayne është autori kryesor i një prej studimeve të botuara mbi këtë temë.

 “Ne kishim indikacione se H2O – uji që ne njohim – mund të jetë i pranishëm në anën e ndriçuar nga Dielli të Hënës”, tha Paul Hertz, drejtori i Divizionit të Astrofizikës në Drejtorinë e Misionit Shkencor në Selinë e NASA-s në Uashington. “Tani e dimë që është atje. Ky zbulim sfidon të kuptuarit tonë të sipërfaqes hënore dhe ngre pyetje intriguese në lidhje me burimet e rëndësishme për eksplorimin e thellë të hapësirës.”

Si krahasim, shkretëtira e Saharasë ka 100 herë më shumë sasi uji sesa ajo që u zbulua në sipërfaqen hënore. Pavarësisht nga sasitë e vogla, zbulimi ngre pyetje të reja se si krijohet uji dhe si vazhdon në sipërfaqen e ashpër hënore pa ajër.

Lexoni: NASA do të dërgojë gruan e parë në Hënë

NASA shkruan se është e “etur të mësojë gjithçka” që mundet për praninë e ujit në Hënë para se të dërgojë në sipërfaqen hënore gruan e parë astronaute si dhe një astronaut tjetër në vitin 2024. Agjencia synon krijimin e një pranie të qëndrueshme njerëzore atje deri në fund të dekadës.

NASA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0