Zbulohet një lloj i ri i COVID-19 në Evropë, përhapet me shpejtësi dhe ka 'lindur' nga fermerët - Business Magazine Albania

Zbulohet një lloj i ri i COVID-19 në Evropë, përhapet me shpejtësi dhe ka ‘lindur’ nga fermerët

Një mutacion i koronavirusit i gjendur tek fermerët spanjollë është përhapur me shpejtësi në Europë, dhe tashmë përbën shumicën e rasteve në Britani. Varianti i quajtur 20A.EU1 është përhapur nga fermerët në popullatat lokale në Spanjë në muajt qershor dhe korrik. Turistët nga vendet e Europës që shkuan këtë verë në Spanjë thuhet të jenë kthyer në shtetet e tyre me virusin me vete duke e përhapur në gjithë Europën. Studimi zbuloi se në Uells dhe Skoci variant i këtij mutacioni të virusit përbënte rreth 80% të rasteve në mes të shtatorit, ndërsa frekuencat në Angli ishin rreth 50% në atë kohë.

Ekspertët që kanë kryer  këtë studim thonë se  do duhen të tjera prova për të arritur në këtë konkluzion me fakte të plota. Doktoreshë Emma Hodcroft, një eksperte gjenetike evolucionare në Universitetin e Bazelit dhe autore kryesore e studimit, ka thënë për BBC: ‘Ne e dimë pati një super përhapje të virusit  mes punëtorëve të bujqësisë në Spanjë, dhe ne themi se virusi ka qenë në gjendje të kapërcejë në popullatat lokale dhe të përhapet rreth Spanjës. Kjo ndodhi në muajin qershor dhe korrik, pikërisht kur turistët europianë shkuan për pushime në Spanja.  Ne mendojmë se këta turistë kanë sjellë atë variacion virusi në vendet e tjera të Europës. Ne jemi në proces të punës me laboratorët për të inspektuar më nga afër mutacionet, por ne në fakt mendojmë kjo është pika kryesore e situatës aktuale’.

LEXO: Eksperti britanik: Virusi nuk do të zhduket as me vaksinën

“Përhapja e llojit të ri të koronavirusit është një tregues i vërtetë, se masat mbrojtëse nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta ndalur hovin e tij”, ka vlerësuar Ema Hodcroft nga universiteti i Bazelit, njëherit anëtarët e ekipit të shkencëtarëve që kanë arritur ta identifikojnë llojin e ri të koronavirusit. Në laboratorët e virologëve, shkencëtarët mëtojnë të konfirmojnë nëse lloji i ri i coronavirusit bartë një lloj mutacioni, që ka proteinën që virusi e përdor për të hyrë në organizmin e njeriut, që do të mund të ndërronte sjelljen e tij.

Te çdo virus zhvillohet mutacioni – ndryshohet kodi gjenetik dhe mund të “lindin” llojet e reja të tij. Më herët ishte konfirmuar lloji tjetër i koronavirusit i quajtur D614G, për të cilin besohet se është edhe më ngjitës. Çdo lloj i ri i koronavirusit i ka gjashtë mutacione gjenetike. Ai është shfaqur tek fermerët në verilindje të Spanjës gjatë korrikut, dhe shpejtë është përhapur në mesin e banorëve, thuhet në studim. Profesoresha e përllogaritjes së evolucionit në Zyrih, Tanja Stadler, gjithashtu ka marrë pjesë në hulumtimin e këtij lloji të ri të koronavirusit. Ajo ka theksuar se mostrat e virusit janë marrë nga e gjithë Evropa dhe është konstatuar se kanë “dalë” nga i njëjti lloj. “Është e dukshme që virusi disa herë është ‘transportuar’ në disa shtete, e më pas është përhapur në tërë botën”, ka shtuar ajo.

METRO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0