Motivimi vjen nga vetvetja - Business Magazine Albania

Motivimi vjen nga vetvetja

Motivimi vjen nga vetvetja

Kur përpiqeni të arrini diçka në jetë ose në punë, është e natyrshme që të mbuloheni nga mendimet negative. Por frymëzimi i duhur është ai që mund të ndihmojë, kur ndiheni të humbur, në një pikë të jetës.

Të tjerët që kanë arritur gjëra të mëdha kanë qenë po ashtu në situata ku kanë humbur qëllimin e tyre. Por ata i kapërcyen ato, duke motivuar veten e tyre, dhe liruar atë nga zinxhirët e padukshëm të negativitetit.

1.”Mënyra më e mirë për të fituar para, është të mos e bësh paranë si qëllimin tënd kryesor. Ka njerëz të mëdhenj të cilët motivimin kryesor e kanë pasur fitimin e parasë. Kjo ishte rruga e tyre drejt dështimit. Gjatë rrugës humbën thelbin e vërtetë të të mësuarit për të bërë diçka mirë,dhe për të ndërtuar diçka më të mirë se kushdo tjetër”.-H.Ross Perot

2.”Asnjë yll nuk humbet mbasi e kemi parë, ne gjithmonë mund të jemi ata që kemi qenë.”-Adelaide Anne Procter

3.”Një kampion përcaktohet jo nga fitoret e tij, por nga mënyra se si  mund të rekuperohet kur bie. Unë kam rënë disa herë. Çdo herë që bie thjesht ngrihem, pastrohem nga pluhuri dhe lutem që të jem në gjendje të bëj më mirë”.-Serena Williams

4.”Zot, ne e dimë se çfarë jemi, por nuk e dimë se çfarë mund të jemi.”-William Shakespeare

5.”Jeta tkurret ose zgjerohet në përpjestim me guximin e dikujt”.- Anais Nin

Lexo:10 thënie motivuese nga sipërmarrës të suksesshëm

Motivimi vjen nga vetvetja

6.”Nëse doni të ngrini dikë lart, ngrini dikë tjetër”.-Booker T.Washington

7.”Dëgjoni veten dhe në atë qetësi mund të dëgjoni zërin e Zotit”.-Maya Angelou

8.”Edukimi kushton para, po ashtu dhe injoranca”.-Moser Claus

9.”Për të zbuluar potencialin tuaj të vërtetë, së pari duhet të gjeni kufijtë tuaj, dhe pastaj të keni guxim t’i kapërceni ato”.– Picabo

10.”Jini vetvetja, sepse origjinali vlen më shumë sesa një kopje”.-Suzy Kassem

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0