96 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima, zgjerohet harta e qyteteve të prekura

96 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima, zgjerohet harta e qyteteve të prekura

koronavirus

96 raste me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 667.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit dy pacientë kanë humbur jetën: një 63-vjeçare nga Shkodra dhe një pacient 63-vjeçar nga Elbasan, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Të infektuarit e rinj janë 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan e Pogradec, nga 3 raste në Krujë e Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz e Dibër dhe nga një rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Bulqizë dhe Prrenjas.

Në spital janë të shtruar 90 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 10 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2 062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0