9 zakone të të folurit që do iu bëjnë të dukeni më të zgjuar - Business Magazine Albania

9 zakone të të folurit që do iu bëjnë të dukeni më të zgjuar


Ekzistojnë katër lloj folësish në botën e biznesit:

Inkoherentët, të cilët përdorin një ton zhargon dhe flasin për gjëra interesante kryesisht për veten e tyre.

Koherentët, të cilët  mund të komunikojnë fakte dhe opinione, por rrallë thonë gjëra të paharrueshme.

Të artikuluarit, të cilët flasin shkurtimisht dhe në mënyrë të qartë, por fjalët e të cilëve rrallë janë bindëse.

Elokuentët, që përdorin oratorinë dhe gjuhën e trupit për të fituar zemrat dhe mendjet e dëgjuesve.

Njerëzit elokuentë tingëllojnë si të zgjuar, pavarësisht se sa inteligjentë janë ata. E kundërta është e vërtetë gjithashtu. Njerëzit e zgjuar që janë inkoheretë – si disa inxhinierë që kam njohur – shpesh duken sikur kanë inteligjencë të kufizuar.

Për fat të mirë, elokuenca është një aftësi që mund të mësohet, praktikohet, dhe zotërohet. Këtu janë nëntë teknika që zotërohen lehtë për t’u bërë shpejt elokuentë dhe të tingëlloni më të zgjuar.

  1. Qëndroni ose rrini me shpinë drejtë, por të relaksuar

Elokuenca është më shumë se sa vetëm mënyra se si e përdorni fjalën. Është gjithashtu se si t’a përdorni gjuhën e trupit. Pozita e shpinës tuaj është themeli i gjuhës së trupit dhe për këtë arsye rrënja e elokuencës tuaj.

Të rrish i kërrusur komunikon një mungesë besimi në veten dhe fjalët tuaja. Ekstremi tjetër, të mbash një qëndrim të përkulur mbrapa, thotë “luftë ose fluturim.” Një shpinë drejt, por e relaksuar ju vë në një gjendje mendore dhe fizike nga e cila rrjedhin fjalët pa problem dhe me lehtësi.

  1. Mbani mjekrën lart

Pozicioni i kokës tuaj është po aq i rëndësishme sa pozita e shpinës tuaj.  Kur  “mban kokën lart”, për shembull, është për të treguar krenari dhe vendosmëri. Kur “ulni kokën” do të thotë se ju jeni tashmë ‘i shkelur’.

Një kokë drejtë është thelbësore për elokuencën për arsye fiziologjike gjithashtu. Një qafë e tensionuar – e pashmangshme në qoftë se koka juaj shikon poshtë — tenton të mbytë fjalët tuaja, duke iu parandaluar të flisni në mënyrë të qartë.

  1. Fokusojuni në dëgjuesit tuaj

Elokuenca ka kuptim vetëm nëse njerëzit janë duke iu dëgjuar juve dhe ata nuk do t’iu dëgjojnë në qoftë se jeni duke menduar për diçka tjetër, ose në qoftë se sytë tuaj janë të përhumbur në të gjithë dhomën. Elokuenca pa vëmendje është thjesht oratori.

Dy raste të veçanta: Shmangni shikimin anash – kjo ju bën të dukeni i pandershëm, dmth, i pakapshëm me sy. Nëse ju duhet të kontrolloni shënimet tuaja, përdorni sytë për të parë pa lëkundur kokën.

  1. Flisni me zë mjaftueshëm të lartë që të dëgjoheni

Për elokuencë maksimale, flisni me zë mjaftueshëm të lartë në mënyrë që njerëzit që janë larg jush të mund të dëgjojnë, por jo aq fort sa të bëhet e pakëndshme për ata që janë afër jush.

Nëse jeni të pasigurt për volumin tuaj, pyesni dikë pas shpinës tuaj, nëse ata mund të dëgjojnë në mënyrë të qartë. Në qoftë se ata përgjigjen jo, fiksoni zërin tuaj në një nivel të caktuar.

Por kurrë mos e ngrini zërin deri sa të ngjajë si një ulërimë. Ulërima iu bën të tingëlloni si i çmendur në vend që të dukeni si elokuentë. Nëse e gjeni veten në atë pozitë, ose kërkoni për një mikrofon ose kërkoni që njerëzit të lëvizin më afër.

  1. Fjalë mbështetëse me gjeste të duhura

Përdorni duart tuaja për të theksuar pikat kyçe. Mënyra më e lehtë për të mësuar këtë aftësi është për të parë se si të famshmit dhe folësit e njohur publikë përdorin gjeste kur ata flasin. Vini re se si lëvizjet e tyre të dorës duket se “dalin” nga fjalët e tyre.

Nëse ju nuk jeni në mënyrë aktive duke përdorur një gjest, mbani duart tuaja bosh. Mos luani me syzet tuaja, letrat tuaja, e kështu me radhë sepse do të shkëpusni audiencën nga mesazhi juaj dhe do të “anuluoni” elokuencën tuaj.

  1. Në mënyrë strategjike poziciononi trupin tuaj

Shtoni fuqinë për fjalët tuaja duke lëvizur trupin tuaj në mënyrë të përshtatshme. Për shembull, nëse ju jeni duke folur për një grup nga audienca, ju mund të lëvizini nga një vend në tjetrin për të sinjalizuar se jeni duke prezantuar një ide të re.

Në mënyrë të ngjashme, kur uleni në tryezën e një konference, përuleni përpara pak kur doni të theksoni diçka. Riorientoni pozicionin tuaj ulur, kur lëvizni nga një subjekt apo koncept në një tjetër.

  1. Përdorni fjalë që të gjithë i kuptojnë

Klishetë – sidomos e folura lart e poshtë – janë e kundërta e elokuencës. Përdorni fjalë të papritura, por të zakonshme ose fraza që ilustrojnë argumentin në një mënyrë të paharrueshme.

Gjithashtu shmangni fjalët që audienca juaj mund të mos kuptojë. Duke përdorur fjalë të sofistikura iu bën të tingëlloni si snob, jo i zgjuar. Nëse ju duhet të prezantoni një term të panjohur për publikun, shpjegojeni atë në gjuhë të thjeshtë.

  1. Flisni me shpejtësi të ndryshme

Duke folur në një shpejtësi të vetme shpejt krijohet një gjendje monotonie. Në vend të kësaj, ngadalësoni dhe shpejtoni në varësi të rëndësisë së asaj që ju jeni duke komunikuar në atë kohë.

Nëse jeni duke përmbledhur ose duke shkuar mbi sfond, flasni më shpejt se kur  jeni duke ofruar informacione të reja. Kur jeni duke përshkruar një koncept të rëndësishëm, ngadalësoni për t’i dhënë dëgjuesve kohë që t’a absorbojnë atë.

  1. Përdorni pauza për të krijuar theksin

Heshtja nuk është vetëm e artë, është edhe lavdia kurorëzuese e oratorit. Për shembull, një pauzë e vogël para se të jeni gati për të thënë diçka të rëndësishme krijon pasiguri. Ajo e çon audiencën tuaj të “varet në çdo fjalë tuajën.”

Në mënyrë të ngjashme, një pauzë pasi ke thënë diçka të rëndësishme thekson rëndësinë e saj dhe i jep dëgjuesve një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e saj. Një shembull i përkryer i elokuencës që vjen me pauzë është “I Have a Dream (Unë kam një ëndërr)”, fjalim i Martin Luter Kingut.

 BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0