9 truke psikologjike që përdor Starbucks për të tërhequr klientë - Business Magazine Albania

9 truke psikologjike që përdor Starbucks për të tërhequr klientë


Sot miliona njerëz mendojnë për Starbucks kur dëgjojnë fjalën “kafe”. Në të kaluarën, Starbucks ishte thjesht një dyqan normal, por me kalimin e kohës, u shndërrua në një rrjet global që rriste shitjet e tij çdo ditë. Natyrisht, ky vend ka kafe të mirë, por si mundet që Starbucks të arrijë të tërheqë kaq shumë njerëz në kafenetë e tyre? Nuk ka magji për këtë – gjithçka është logjike. Ata thjesht integrojnë disa truke marketingu të zgjuara për të tërhequr vëmendjen tuaj.

Lexoni: Starbucks do të hapë një dyqan çdo 15 orë deri në 2022

BusinessMag më poshtë ju sjell disa strategji sekrete që Starbucks përdor për të fituar klientë besnikë.

  • Starbucks përdor mobilje të ndryshme për të rritur numrin e klientëve të saj

Adhuruesit e markës kanë vënë re se ndonjëherë Starbucks dëshiron që ju të largoheni më shpejt, kështu që ata përdorin mobilje jo të rehatshme. Sekreti është vendndodhja e kafenesë. Nëse një Starbucks është në një vend që ka shumë njerëz, karriget janë jashtëzakonisht të parehatshme. Kjo do të thotë që pas konsumimit të kafes pas 30 minutash ose më pak, ju duhet t’i lironi vendin një klienti të ri. Por, restorantet e ngrohta në rrugët bosh janë shumë të ndryshme nga kjo.

Gjithashtu, Starbucks nuk blen makineri për të bërë kafe të mëdha, sepse fshehin baristët nga klientët. Stafi është gjithmonë i lumtur që ju shikon. Ata besojnë se konsumatorët duhet të ndjejnë një lidhje personale me njerëzit që punojnë atje.

  • Një truk i vjetër marketingu i lejon kompanisë të fitojë shumë para

Në psikologji, ekziston një term i njohur si FOMO – frika e humbjes, e cila ka të bëjë me faktin kur një klient potencial është i frikësuar se mos do të humbasë një zbritje ose një blerje të mirë. Reklamat televizive dhe mediat sociale lejojnë që kjo frikë të lulëzojë. Një klient i rregullt mendon, “Çdokush është duke pirë këtë kapuçino me ulje dhe unë nuk jam aty mes tyre”.

Starbucks përdor dobësitë e njerëzve dhe bën që pije të ndryshme të jenë ekskluzive gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të na bindë se nëse nuk i provojmë tani, do të jetë tepër vonë për t’i provuar javën e ardhshme.

  • Çmimet në menu janë të shkruara në mënyrë të veçantë

Në restorantet e Starbucks, çmimet përfundojnë me një 5 ose një 0. Kjo ndodh për arsye se këto numra lehtë fshehin një ndryshim në çmim. Sipas statistikave, konsumatorët nuk e vërejnë një rritje të çmimit nëse nuk është e rrumbullakosur. Truri ynë rrumbullakos numrat automatikisht për të fshehur papërsosmëritë.

  • Ndriçimi i veçantë do t’ju bëjë të blini diçka që nuk keni e kishit planifikuar për ta marrë

Starbucks përdor ndriçimin për t’i bërë klientët të hapin kuletat e tyre dhe të shpenzojnë më shumë para. Kur hyni në një Starbucks, vendi është i errët, por zona e arkave dhe raftet me produktet janë shumë të ndriçuara. Njerëzit reagojnë ndaj objekteve të ndriçuara mirë dhe bëjnë blerje impulsive.

Kjo ndihmon restorantin të vrasë dy zogj me një gur: ata të çojnë në drejtimin e duhur dhe gjithashtu tërheqin vëmendjen tuaj tek produktet që duan të shesin më shumë.

  • Aroma e fortë e kafesë i bën klientët të blejnë pije të shtrenjta

Sipas ekspertëve, Starbucks ka shumë kokrra të pjekura kafeje. Kjo tregon se ekspresi është më i fortë. Kjo shije e kafes është e tolerueshme vetëm nga personat që shijojnë një ekspres të fortë dhe pjesa tjetër duhet të blejë frappuccinos ose lattes. Natyrisht, ato janë më të shtrenjta, kështu që klientët automatikisht janë më të prirur të konsumojnë lloje më të lehta të kafesë shumë të hidhur.

Lexoni: Strategjia e Starbucks për mbrojtjen e punonjësve nga uragani Irma

  • Arkat janë të vendosura në atë mënyrë të tillë që ju të mos dëshironi të largoheni

Starbucks huazoi këtë truk nga dyqanet e veshjeve. Zona e arkës gjendet në mes ose në fund të kafenesë. Kjo ju bën të ecni mes tavolinave dhe divanëve të rehatshëm dhe shumë klientë duan të qëndrojnë dhe të pinë kafe edhe nëse nuk kanë në plan ta bëjnë këtë.

Ndoshta pasi të jenë të kënaqur, do të vendosin të porositin një pije ose një ëmbëlsirë dhe të shpenzojnë më shumë para, natyrisht.

  • Ju duket sikur jeni pjesë e diçkaje elitare

Starbucks është një markë e klasit premium. Kompania punon për njerëzit me me të ardhura mesatare dhe të lartë. Kjo do të thotë që konsumatorët janë njerëz që mund të përballojnë të paguajnë shumë për gjëra të thjeshta. Në marketing, ekziston edhe një term, “Efekti Starbucks”, që ka të bëjë me faktin kur një kompani krijon imazhin e saj si “premium” dhe shet produktet e saj me një çmim më të lartë. Por, njerëzit nuk ndihen të zemëruar për këtë, ata në të vërtetë nxitojnë për të paguar para për këto produkte dhe kjo nuk ka të bëjë me cilësinë e kafesë apo atmosferës. Shumë njerëz besojnë se po blejnë diçka ekskluzive që nuk është “për të gjithë” dhe do ta vizitojnë përsëri.

Po ju tregojmë një fakt interesant: Kafja më e shtrenjtë është shitur tek Starbucks në Rusi. Për shembull, një latte e gjatë në qytetet ruse kushton pothuajse dy herë më shumë se në Poloni.

  • Fuqia e markës sfidon logjikën tonë

Starbucks shpenzon qëllimisht shumë para në reklama. Vetëm në vitin e kaluar, ata shpenzuan 260 milionë dollarë në reklama. Shuma më e madhe e parave është shpenzuar për rritjen e besnikërisë së klientëve – tani Starbucks është sinonim për “kafe” dhe anasjelltas. Thjesht mendoni për historinë e fundit rreth Game of Thrones.

Sezoni 8, episodi 4 i serialit të suksesit, bëri që Starbucks të fitonte 2.3 miliardë dollarë. Dhe kjo ishte e gjitha për shkak të një gabimi të thjeshtë: një nga anëtarët e ekipit harroi një filxhan kafeje në xhirime dhe të gjithë mendonin se ishte një filxhan Starbucks, por në të vërtetë nuk ishte! Pija u ble nga një vend tjetër, por askush nuk mendonte se mund të ishte gjë tjetër veç Starbucks.

Tani producentët po kërkojnë falje për gabimin që kanë bërë dhe Starbucks po shijon promovimin falas.

  • Marka i josh njerëzit me reklama për produkte të freskëta, por nuk është e vërtetë

Një përdorues i Reddit u tha lexuesve se të gjitha prodhimet e Starbucks janë të ngrira. “Është e mahnitshme se sa shumë njerëz nuk dinë gjë për këtë. Kjo nuk do të thotë se prodhimet e tyre nuk janë të shijshme, por vetëm se nuk janë të freskëta dhe shiten me një çmim të paarsyeshëm”.

Nëse dëshironi të kurseni para ose dëshironi të konsumoni vetëm produkte të freskëta, Starbucks nuk është opsioni juaj më i mirë.

Lexoni: Strategjia e Starbucks: Të shkruash emrin e konsumatorit gabim

Le ta pranojmë, kafja nga një kafene shpesh duket se është më e shijshme se ajo që pimë në shtëpi. Kjo është arsyeja pse është vërtetë e vështirë të rezistosh pa blerë një filxhan kapuçino. Por pas leximit të gjithë kësaj, ne mund të jemi më të arsyeshëm në lidhje me blerjen e pijeve tona të preferuara dhe të përpiqemi të mos mashtrohemi nga markat e njohura.

burimi: BirghtSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0