Strategjia e Starbucks për mbrojtjen e punonjësve nga uragani Irma - Business Magazine Albania

Strategjia e Starbucks për mbrojtjen e punonjësve nga uragani Irma


Kur ekipi juaj ka nevojë për dikë ku të mbështetet, bëhuni shkëmbi mbështetës për ta.

Para se uraganet Harvey dhe Irma të godisnin Shtetet e Bashkuara këtë verë, ekspertët saktësisht parashikuan shkatërrimin e paprecedent dhe humbjet që shkaktuan stuhitë. Tani, pas katastrofave, miliona punëtorë po përpiqen të rifitojnë njëfarë ndjenje normaliteti. Starbucks, po bën të pamundurën për ta bërë të qartë se po mbështetin punonjësit e tyre.

Lexoni: Strategjia e Starbucks: Të shkruash emrin e konsumatorit gabim

Siç raporton Coral Garnick i Puget Sound Business Journal, Uragani Harvey dhe Irma detyruan mbylljen e respektivisht 400 nga 700 dyqane të Starbucks. Në mënyrë kolektive, fatkeqësitë prekën rreth 15,600 punëtorë dhe familjet e tyre. Në përgjigje, Starbucks po ofron pagesa për katastrofat për punonjësit që nuk mund të punojnë për shkak të stuhive. Kompania gjithashtu po siguron grante nga Fondi Caring Unites Partners (CUP). Programi i Fondit CUP u lejon punonjësve të kontribuojnë në fond dhe pastaj të aplikojnë për ndihmë financiare në rast emergjence.

Të shkosh përtej PR 

Lëvizja e Starbucks pa dyshim ka disa vlera të mëdha PR. Kujdesi ndaj punonjësve të tij dërgon mesazhin e qartë se Starbucks ndjek etikën solide, e cila përbën një apel të jashtëzakonshëm ndaj mileniëlls në veçanti. WorldatWork një studim i 800 punëtorëve amerikanë 18 vjeç e lart, për shembull, zbuloi se 94 % e të anketuarve konsiderojnë se puna për një kompani etike është shumë e rëndësishme. Në mënyrë të ngjashme, një sondazh i Aflac zbuloi se 92 % e mileniëlls kanë më shumë gjasa të blejnë mallra dhe shërbime nga kompanitë që shohin se aplikojnë praktika etike. Pra, duke dhuruar disa të holla, Starbucks ka potencial për të rritur marrëdhëniet e saj me ekipin dhe klientët e saj, gjë që mund të përkthehet në prosperitet, kënaqësi dhe shitje më të larta.

Por vendimi i Starbucks është gjithashtu i shkëlqyer, sepse njeh një kuptim të plotë të një parimi bazë psikologjik – hierarkia e nevojave të Maslow. Së pari e propozuar në vitin 1943 nga Abraham Maslow, teoria e zgjeruar tashmë thotë se njerëzit kanë të paktën tetë nevoja bazë. Në bazë të rëndësisë, ato janë:

  • fiziologjike
  • siguria
  • dashuria / përkatësia
  • respekti
  • nevoja për të njohur dhe kuptuar
  • estetika
  • vetë-aktualizimi
  • përsosmëria

Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar në lidhje me hierarkinë është se duhet të përmbushni një nevojë më të ulët përpara se të shkoni në nivelin e ardhshëm më të lartë. Nëse nuk jeni i sigurtë, duhet të dilni nga rreziku para se të shqetësoheni shumë për pozicionin tuaj në një grup.

Katastrofat si uraganet Harvey dhe Irma nënkuptojnë se punëtorët nga Starbucks – dhe qindra kompani të tjera – do të përjetojnë probleme në vetë bazën e hierarkisë. Edhe diçka thelbësore si të paturit ujë të pijshëm të pastër bëhet problematike.

Në këto rrethana punonjësit do ta kenë jashtëzakonisht të vështirë të fokusohen në ndonjë gjë tjetër. Ata duhet të rregullojnë çështjet e tyre themelore para se të jenë të lirë të fokusohen në një punë. Duke i pajisur me paga katastrofike dhe grantet e Fondit CUP, Starbucks bën të mundur që, kur dyqanet të rihapen, punëtorët të jenë të përgatitur mentalisht.

Një mesazh shprese dhe besimi në momentin e duhur

Pavarësisht nga kompleksiteti dhe sfidat përpara, Starbucks meriton shpërblim. Kompania e kupton vendin e saj në komunitet dhe ofron siguri ngushëlluese për ripërtëritjen. Kevin Johnson, Presidenti dhe CEO i Starbucks, shruajti në një publikim kohët e fundit:

Edhe një herë, na kujtohet se Starbucks mbetet vendi i tretë për miliona klientë që na vizitojnë si pjesë e rutinës së tyre të përditshme. Uraganet Harvey dhe Irma mund të kenë shkaktuar shkatërrime të dhunshme dhe të tmerrshme, por mbetem i bindur se ashtu siç tregoi populli amerikan në 9/11, përsëri do të ngrihemi në sfidën e rimëkëmbjes nga këto stuhi dhe do të dalim edhe më të fortë – si individë, si ekipe dhe si kompani.

Lexoni: Tesla po ndihmon të gjithë të prekurit nga uragani Irma

Ne të gjithë mund të jemi në nivele të ndryshme Maslow pas këtyre katastrofave. Ndoshta ne jemi konsumatori dhe jo punonjësi. Ndoshta ne jemi përgjegjës. Por Johnson ka të drejtë. Ne mund ta bëjmë këtë. Së bashku.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0