Starbucks do të hapë një dyqan çdo 15 orë deri në 2022

Starbucks do të hapë një dyqan çdo 15 orë deri në 2022


Që pas krizës financiare ndërkombëtare Kina u bë destinacioni i shumë bizneseve të zhvilluara. Konsumi kishte rënë në SHBA e Europë, ndërsa ritmet e rritjes së ekonomisë Kineze ishin mbresëlënëse.

Shumë rrjete ndërkombëtare vijojnë ta shohin me interes të lartë tregun aziatik.

Kina e cila është tregu i dytë më i madh i Starbucks pas SHBA-ve, pritet të bëhet i pari së shpejti.

Sipas vlerësimeve të Bloomberg, zinxhiri amerikan ka vendosur të hapë një dyqan të ri çdo 15 orë deri në vitin 2022. Çka përkthehet në rritjen me 6 mijë dyqane të reja.

Lexoni edhe: Starbucks vendos të mbyllë 8,000 dyqane për gjysëm dite për të trajnuar stafin e tij

Plani agresiv i zgjerimit është mundësuar pasi “Nestle SA” arriti një marrëveshje me vlerë 7.2 miliardë dollarë me Starbucks, duke siguruar kështu kapitalin e nevojshëm.

Marrëveshja tani do të lejojë Nestle të mbështesë produktet Starbucks, duke futur produkte të markës në supermarketet vendase, restorante dhe shërbimin katering.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0