9 thënie motivuese nga Michael Jordan - Business Magazine Albania

9 thënie motivuese nga Michael Jordan

Michael Jordan

Michael Jordan konsiderohet gjerësisht basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe një nga atletët më të mirë në histori.Ai e ka dominuar fushën që nga mesi i 1980-së deri në 1990, duke udhëhequr Chiccago Bulls në 6 kampionate të NBA, dhe duke fituar titullin “Lojtari më i vlerësuar” 5 herë. Në vitin 2009, ai u përfshi në Sallën e Famës së Basketbollit, Naismith Memorial. Në vitin 2016 mori Medaljen Presidenciale të Lirisë, nga Presidenti Barack Obama. Edhe pse është e dukshme që ai është një atlet i talentuar nga natyra, ajo që e ka bërë më së shumti të suksesshëm është mendësia e tij. Ai ka punuar fort dhe është përballur me sfidat kokë më kokë. Ai është dhënë i gjithi në gjithçka që ka bërë. Me zhytjet e tij akrobatike, kishte aftësi thuajse të pakrahasueshme, por autenticiteti, pëlqyeshmëria dhe përulësia e tij ishin tiparet që e bënë atë një ikonë kulturore.

Jordan ka një aftësi të jashtëzakonshme për të inspiruar dhe motivuar përmes fjalëve te tij. Forca e tij, besimi, puna e madhe janë të reflektuara në shumë thënie të tij gjatë viteve. Këtu do të lexoni 9 nga thëniet e tij më motivuese që do t’iu bëjnë të mendoni për atë çka në të vërtetë ju bën të suksesshëm dhe të lëvizni afër ëndrrave dhe qëllimeve tuaja.

  1. Në dështim
    Unë kam humbur më shumë së 9000 gjuajtje në karriërën time. Pothuajse kam humbur 300 ndeshje. Mua më është besuar loja, goli fitues, por e humba. Unë kam dështuar dhe dështuar disa herë në jetën time dhe kjo është arsya pse unë kam pasur sukses. Unë mund ta pranoj humbjen, të gjithë dështojmë në diçka. Por, nuk mund ta pranoj mospërpjekjen.
  2. Në punën në grup
    Talentet fitojnë ndeshjen, por ekipi dhe inteligjenca fiton kampionatin.
  3. Në mposhtjen e frikrave dhe limiteve
    Kurrë mos thuaj kurrë, sepse limitet ashtu si frika, zakonisht janë vetëm një iluzion.
  4. Në të qenit kush jeni destinuar të jeni
    Më shiko në sy. Nuk ka problem nëse jeni të friksuar. Edhe unë jam. Por, ne jemi të friksuar për gjëra të ndryshme. Unë jam i friksuar për atë që nuk jam bërë akoma. Dhe ti ke frikë për çfarë unë mund të bëhem. Më shiko mua. Unë nuk do ta lë veten time të mbarojë aty ku fillova. E di se çfarë ka brenda meje dhe nëse ti nuk e shikon akoma. Kam diçka më të rëndësishme sesa kurajo. Unë kam durim. Do të bëhëm, çka unë e di që jam.
  5. Në rëndësinë e aftësive bërthamë
    Ti mund të praktikohesh 8 orë në ditë për goditjet, por nësë teknika jote është e gabuar, ti po bëhesh i mirë në të shënuarit në mënyrë të gabuar. Merrni bazat dhe gjithçka që ju bëni do të rritet.
  6. Mos u dorëzoni kurrë
    Disa njerëz duan që kjo të ndodhë, disa luten që kjo të ndodhë dhe disa e bëjnë të ndodhë. Babi im thoshte që nuk është kurrë vonë për të berë atë që doni. Po ashtu, thoshte se, ti se di kurrë se çdo arrish derisa të përpiqesh.
  7. Në vendosjen e qëllimeve
    Ju duhet të prisni gjëra të mëdha nga vetja juaj para se t’i arrini. Unë mund të arrij çdo gjë hap pas hapi… gjithmonë vendos qëllime afatshkurtra. Kur shikoj pas, çdo hap apo sukses çon në tjetrin.
  8. Në planifikimin e fitores
    Unë luaj që të fitoj, qoftë gjatë praktikës ose lojës. Unë nuk do të lejoj asgjë të ndërhyjë në rrugën time dhe entuziazmi im të fitojë.
  9. Në krijimin e ndryshimit në botë
    Problemet që hasim nuk ndodhin gjatë natës dhe nuk do të zgjidhen nesër, por nëse punojmë të gjithë bashkë ne mund të arrijmë kuptim më të madh, ndryshim pozitiv dhe mund të krijojmë një botë më të qetë për veten tonë, fëmijët tanë dhe komunitetin tonë.

Entrepreneur

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0