9 mënyra për të nisur një kompani në vetëm 48 orë

9 mënyra për të nisur një kompani në vetëm 48 orë


A mund të nisni një kompani në 48 orë? Sigurisht. Ju mund t’i aplikoni këto koncepte në kompani pothuajse në çdo lloj industrie. Mbani mend, kjo këshillë është vetëm se si të filloni. Ndërsa vazhdoni, do t’ju duhet të optimizoni, përmirësoni dhe ndoshta të financoni atë që fillimisht nisët.

Ngrini një subjekt ligjor

Së pari, konsideroni ngritjen e një subjekti juridik si një LLC (kompani me përgjegjësi të kufizuar) ose C-Corp. Nëse nuk planifikoni të rrisni kapitalin sipërmarrës, një LLC ka gjasa të jetë mirë. Kërkoni në Google “Paketat e inkorporimit” dhe do të gjeni mjaft site që mund t’iu ndihmojnë. Në shumicën e shteteve, ju duhet gjithashtu një agjent i regjistruar. Shumë nga faqet e inkorporimit mund ta ofrojnë këtë, por në thelb është një shërbim që mund të pranojë adresën në emër të entitetit tuaj, në mënyrë që të mos ekspozoni adresën tuaj personale.

Shembull për Shqipërinë: https://www.mbconsulting.al/services/legal/albania-company-formation/

Blini një Domain

Kjo do të përfshijë faqen tuaj dhe adresën e-mail. A keni nevojë për një .com, .al, .io, .co, etj? Mund të jetë e vështirë për të marrë një domain .com, por kjo i jep markës tuaj më shumë legjitimitet. Përdorni faqet si GoDaddy.com ose Google Domains. Dimë që mesatarisht kushton rreth 12 dollarë për vitin e parë.

Domain për Shqipërinë: https://www.webhost.al/

Vendosni Email-in tuaj

Pasi të keni një domain, krijoni një llogari email. Ka shumë shërbime të postës elektronike, por sugjerojmë Gmail të Google, sepse ju mund të përdorni Google Drive, e cila është e mrekullueshme për organizimin dhe bashkëpunimin.

Nëse blini një domain përmes Google, vetëm me një klikim merrni email-in dhe kushton rreth 5 dollarë/ muaj për llogari. Ju gjithashtu mund të krijoni grupet, që do të thotë nëse doni një kërkim të përgjithshëm për të shkuar në hello@[company].com, nuk do t’ju kushtojë një 5 dollarë/muaj tjetër – email-et automatikisht shkojnë në kutinë tuaj të postës ose në inbox-in e përdoruesve tuaj. Gjithashtu, duke pasur një email me domain-n e kompanisë suaj ju jep besueshmëri dhe ndihmon në mbajtjen e informacionit të lidhur me kompaninë në një vend.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Krijoni ngjyrat e markës dhe një logo

Për t’u dalluar, ju duhet të krijoni markën tuaj. Duhet të dilni në çdo medium me të cilin bashkëvepron një konsumator. Zgjidhni ngjyrat që kanë kuptim për markën tuaj. Zgjidhni të paktën dy: një ngjyrë primare dhe theksuese, që përdoret në të gjithë faqen tuaj.

Ju duhet gjithashtu një logo. Përjashtoni rastet kur po e beni vetë, por më së shumti konsideroni të kërkoni për talente si kompania “New Media Communication” për të krijuar një të tillë. Mos harroni, kur punoni me dizajnerët, është e rëndësishme të jepni shembuj dhe të spjegoni mirë se çfarë duhet të përmbushë logoja. A është logoja horizontale apo katrore? A duhet të ketë emrin e kompanisë apo të jetë një simbol?

Krijoni kopje standarde

Krijo një dokument që mban të gjithë informacionin. Mbuloni gjëra të tilla si një përshkrimi i shkurtër dhe i gjatë i kompanisë, përshkrimet e produkteve / shërbimeve, sloganet, etj. Ju do të duhet ta plotësoni këtë informacion herë pas here, kështu që do t’ju kursejë kohë dhe do t’ju mbajë të organizuar nëse është e gjitha në një vend.

Ndërtoni faqen tuaj të internetit

Kompleksiteti i faqes tuaj të internetit varet nga biznesi. Për shembull, një biznes e-commerce ka nevojë për më shumë mendime rreth paraqitjes sesa një biznes shërbimi. Lajmi i mirë? Nuk ka nevojë për zhvillues: Vende si Wix e bëjnë të lehtë krijimin e faqes tuaj me anë të drag&drop që përshtaten me markën tuaj.

Pasi të përfundoni, lidheni në domenin tuaj. Shumica e template-ve të faqeve ju japin udhëzime se si ta bëni këtë, por zakonisht përfshin ndryshimin e regjistrimit të DNS.

Vendosni Google Analytics dhe Pixel Facebook

Një gjë e rëndësishme për t’u kuptuar është performanca e internetit. Duke vendosur Google Analytics dhe Facebook Pixel ju do të kuptoni më mirë trafikun e faqes suaj web dhe do të jeni më efektiv në caktimin e audiencave sapo të filloni të përdorni reklamat dixhitale. Të dy këto shërbime janë falas.

Ju do të shihni se sa trafik keni, cilat zona klikohen më shumë, kush është duke bashkëvepruar me faqen tuaj dhe gjurmoni rezultatet e fushatave të marketingut.

Përdorni rrjetet sociale

Përdorimi i rrjeteve sociale është i mirë për SEO-n e përgjithshme dhe brandin tuaj. Mund të jetë gjithashtu një mjet i shkëlqyeshëm për tërheqjen e konsumatorëve. Edhe nëse nuk planifikoni të përdorni mediumin, sigurohuni që ju të zotëroni username-t e përdoruesit.

Zhvilloni emrin tuaj

Një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar markën tuaj është që ajo të përmendet në faqet e palëve të treta. Shikoni botimet të ndryshme dhe zbuloni se si mund të paraqiteni në to. Nëse jeni duke gjetur faqe që listojnë ofruesit e shërbimeve ose po jepni përgjigje për pyetjet në faqet si “Quora”, e gjithë kjo bën zhurmë dhe tërheq vëmendjen.

Ky është vetëm fillimi i rritjes dhe drejtimit të biznesit tuaj. Nëse keni një ide biznesi, koha për të filluar është tani.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0