9 inovacionet që duken “tmerruese” thjesht kur i mendojmë - Business Magazine Albania

9 inovacionet që duken “tmerruese” thjesht kur i mendojmë


Edhe Sheryl Connelly, futuristja e përgjithshme e Ford është e shqetësuar për atë që do të vijë. Midis rritjes së pabarazisë ekonomike, një ndarjeje dixhitale të zymtë dhe shkeljeve të vazhdueshme të privatësisë, thotë ajo, “është një moment pak a shumë i 1984-ës dhe duhet të pyesësh veten kur do të ndodhë ndryshimi i ardhshëm.”

Në shumë vende, ekziston një kornizë ligjore për mbledhjen dhe keqpërdorimin e mundshëm të të dhënave personale. Vitin e kaluar, vetëm disa muaj pasi shpërtheu skandali i Facebook në Cambridge Analytica, Europa filloi të ballafaqohet me rregulla të reja për mbledhjen e të dhënave nëpërmjet Rregullores së re të Privatësisë së të Dhënave të Përgjithshme ose GDPR. Menjëherë pas kësaj, Kalifornia kaloi ligjin më të gjerë mbi privatësinë e të dhënave, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2020.

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Ligjet e reja ishin fitore e rëndësishme për privatësinë personale në një vit që ishte i prekur nga skandalet e industrisë së teknologjisë, gabimet dhe të gjitha llojet e anës së rrezikshme të inovacionit.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga zhvillimet më të fundit që ju duhet të keni parasysh gjatë këtij viti.

  1. Njohja e fytyrës (Face recognition)

Aeroportet, dyqanet, kazinotë dhe një numër i madh vendesh të tjera po përdorin njohjen e fytyrës, madje edhe në kohë reale, për të kërkuar njerëz të dyshimtë me ndihmën e bazave të të dhënave masive dhe të panjohura. Australia po lançon një sistem kombëtar për skanimin e fytyrës dhe në Kinë, teknologjia e njohjes së fytyrës po kap kriminelët ndërsa ata pijnë një birrë në festivalin e birrës. Në Dhjetor, pasi Amazon vazhdoi të përballet me kritika për shitjen e shërbimit të saj të njohjes së fytyrës, një nga thirrjet më të spikatura për rregulloret erdhi nga një nga konkurrentët e tij të IA-së. Brad Smith, presidenti i Microsoft, shkroi: “Ne nuk besojmë se bota do të shërbehet më mirë nga një garë komerciale, me kompanitë teknologjike të detyruara që të zgjedhin midis përgjegjësisë sociale dhe suksesit në treg.”

  1. “Affect Recognition”

Software-i i ashtuquajtur “affect recognition” nuk përdoret vetëm për vlerësimin e kandidatëve për punë: Policia po kthehet gjithnjë e më shumë në sistemet e bazuara në IA për të përcaktuar nëse një person është një rrezik bazuar në gjestet e tyre të fytyrës dhe zërin e tyre, në atë që disa ekspertë e kanë përshkruar si një version modern i fizionomisë.

  1. Njerëzit Dixhitalë

Lil Michaela, e cila ka magjepsur botën kur llogaria e saj e Instagram u hap, ishte vetëm fillimi. Tani ne kemi simuluar asistentët e zërit si Duplex i Google, i cili është në gjendje të bëjë thirrje telefonike për restorantet dhe stilistët e flokëve në emër të një përdoruesi. Humaniteti i Duplex ishte aq i çuditshëm saqë shumë e akuzuan Google për mashtrim. Ndërsa njerëz të simuluar janë duke u propozuar për shërbimin e konsumatorëve dhe punë të ngjashme, ata gjithashtu rrezikojnë të përkeqësojnë një mjedis ku njerëzit e vërtetë nuk mund të tregojnë dallimin mes trillimit dhe realitetit.

  1. Mashtrimi dixhital

Ashtu si me njerëzit dixhitalë, teknologjia që rrethon trillimin – video të destinuara për të mashtruar shikuesit për të menduar se dikush ka thënë ose ka bërë diçka që nuk e kanë thënë apo bërë – kohët e fundit u ka dhënë rrugë teknikave të reja, si video me portrete të personave të njohur dhe simulime të “fotove-realiste” në vende fizike. Ndërkohë që ekspertët luftojnë kundër mashtrimit të avancuar dixhital, mbështetur nga agjensitë si DARPA, disa po ngrenë alarmin për mundësinë e një sulmi shumë më pak të sofistikuar: përhapjen e të dhënave të rreme dhe dokumenteve mashtruese.

  1. Sabotimi njerëzor

Në një botë me sugjerime algoritmike të ndryshme, Google tani po i plotëson automatikisht fjalitë tona. Është vërtetë i mrekullueshëm fakti se sa të parashikueshëm jemi ne në sytë e Google, pasi me sugjerimet që jep plotëson automatikisht atë që ne duam të shkruajmë duke na futur në një territor robotik. “Shumë nga këto analitika parashikuese janë duke u vënë në qendër të vullnetit të lirë,” tha David Polgar për Fast Company. “A e zgjedh unë hapin tjetër, apo e bën Google? Dhe nëse mund të parashikojë hapin tim të ardhshëm, atëherë çfarë do të thotë kjo për mua?”

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

  1. Monitorimi në vendin e punës

Kompanitë kanë qenë në gjendje të gjurmojnë vendodhjet dhe bisedat e punonjësve për vite, por gjurmimi po bëhet më invaziv dhe më afër trupave të punonjësve. Vitin e kaluar, Amazon mori një patentë për një rrip ore që përdor reagime haptike për të korrigjuar punonjësit kur mund të bëjnë diçka të gabuar. Ende të tjerët po vendosin sensorë rreth zyrave për të ndjekur lëvizjen dhe përdorimin e hapësirës.

  1. Mbikqyrja në Shtëpi

Pajisjet e zgjuara nëpër shtëpi patën bumin e tyre vitin e kaluar, duke sjellë më shumë kamera dhe teknologji të njohjes së fytyrës. Facebook lançoi Portal, Google zgjeroi linjën e saj të Home Hub dhe Amazon lançoi Ring, pajisjen e zgjuar të shërbimit të derës, si pjesë e mendimit që të shmangte hyrjen me dhunë në shtëpitë tona. (Kohët e fundit, kompania tha se më shumë se 100 milionë pajisje me Alexa janë shitur.) Ne ishim të shqetësuar tashmë për aftësinë e Alexa për t’u përgjigjur në bisedat e njerëzve, por tani kompania po shkon drejt integrimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës në pajisjet e saj. Natyrisht, nuk janë vetëm Apple, Google dhe Amazon duke arritur thellë në shtëpitë tona: Televizorët tanë të zgjuar po na mbikëqyrin gjithashtu.

  1. Abuzimi gjenetik

Modifikimi i gjenomit duke përdorur mjete si CRISPR premton përmirësime të paimagjinueshme në shëndetin e njeriut, por ato gjithashtu ngrenë pyetje të paimagjinueshme mjekësore dhe etike që kërcënojnë të errësojnë përfitimet e tyre potenciale. Në Tetor të vitit të kaluar, një studiues kinez njoftoi se kishte përdorur CRISPR për të krijuar foshnje, pasardhësit e të ardhmes, të cilëve do të ishin rezistentë ndaj virusit të SIDA-s. Kjo çoi në dënimin publik nga komuniteti global i kërkimit – modifikimi i gjeneve dhe implantimi i embrioneve në mitrën e nënës janë të paligjshme në shumë vende – por hulumtimi ishte një kujtesë se mjetet për modifikimin gjenetik po përhapen dhe mund të përhapin rreziqe të mëdha për ekosistemet në proces.

  1. Testimi gjenetik

Ndërsa tregu i testimit të ADN-së ka shpërthyer, (pritet të rritet në 310 milionë dollarë deri në vitin 2022) shqetësimet janë rritur për përdorimet e paparashikuara dhe abuzimet e të dhënave gjenetike. Shumë konsumatorë nuk e kuptojnë se të dhënat gjenetike që ata marrin nga kompanitë e testimit të ADN-së mund të ndahen me një sërë palësh të treta si kompanitë farmaceutike, një detaj që është varrosur brenda politikave të privatësisë gjithnjë e më të vështira për t’u lexuar. Kompanitë kanë këmbëngulur se ata të ndajnë vetëm të dhëna anonime me pëlqimin e përdoruesve, por rregullatorët nuk janë të bindur për këtë: Në Qershor, Fast Company raportoi se Komisioni Federal i Tregtisë po hetonte disa prej kompanive të testimit të ADN-së, ndoshta mbi shqetësimet e privatësisë. Ndërkohë, faqet e ADN-së janë gjithashtu një objektiv tërheqës për hakerët, duke ngritur perspektivën e pakëndshme të një rrjedhjeje të ngjashme të informacionit tuaj gjenetik me Equifax.

Ndërsa avokatët privatë dhe publikë kërkojnë më shumë kontroll mbi mënyrën se si kompanitë mbledhin të dhënat e tyre dhe krijojnë më shumë mbrojtje ligjore, një tjetër dritë shprese ka dalë nga vetë kompanitë teknologjike. Pa rregulla të forta, njerëzit mund të krijojnë teknologji të frikshme, të cilat është mirë të mbahen larg nesh.

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0