9 gjërat që liderat e mirë NUK duhet t’i thonë - Business Magazine Albania

9 gjërat që liderat e mirë NUK duhet t’i thonë


Mendo para se të flasësh, të gjithë e dimë, por të jemi realistë , a e zbatojmë ndonjëherë?

Jo? Atëherë hesht! Ka disa fjalë që nuk duhet t’i nxjerrësh nga goja, sidomos kur e heq veten një lider. Pikërisht se ke fuqinë të influencosh njerëzit, duhet të zgjedhësh fjalët e duhura. Nëse jo rrezikon të jesh një shef i keq.
Ja cilat janë frazat që sugjerojnë se çfarë duhet t’i eleminoni nga zhargoni juaj i liderit:


1. “Nuk kam kohë tani”
Po, një lider është gjatë gjithë kohës i zënë. Detyrat dhe takimet nuk përfundojnë kurrë, por duhet ta gjesh gjithmonë kohën t’i përgjigjeni një punonjësi. Nëse i thoni vazhdimisht atij “Nuk është moment i duhur,” ose “hajde më vonë,” ai nuk do t’ju bëjë më pyetje. Ki gjithmonë kohë për punonjësit e tu! Nëse je në mes të diçkaje, lër një orar përfundimtar kur mund ta presësh sa më shpejt që të jetë e mundur.
—Jonathan Long, Market Domination Media

 

2. “Sepse kështu e kemi bërë gjithmonë”
Një lider i fortë nuk duhet t’i ngrejë supet një punonjësi duke i thënë se diçka është ashtu siç e kanë bërë gjithmonë. Liderat e fortë duhet gjithmonë të dëgjojnë dhe të mendojnë me mendje të hapur. Nëse realisht mendojnë se një sugjerim i punonjësit nuk ështe i mirë, ata duhet edhe ta gjejnë kohën për t’i shpjeguar pse. Ata duhet të jenë mendjehapur në mënyrë konsistente ndaj sugjerimeve në çdo moment dhe të t’i gëzohen faktit që mund ta implementojnë për të bërë njjë ndryshim për mirë.
—Jeff Cayley, Worldwide Cyclery

 

3. “Çfarë të tha mendja?”

Një lider i mirë nuk duhet kurrsesi t’i pyesë punonjësit e tij, “Çfarë të tha mendja?” Punonjësit bëjnë gabime, është e rëndësishme t’i lejosh ata që të mësojnë nga ato gabime sesa t’i fajësosh ata. Kur e kritikoni një punonjësin tuaj ashpër dhe në mënyrë agresive, e vetmja gjë që do të mësojë ai radhës që vjen është se si t’ia dale pa u lagur, se sa të mundohet t’ia dalë mbanë. Por nuk është vetëm në dëm të tij, ajo dëmton të gjithë kompaninë.
—Vladimir Gendelman, Company Folders, Inc.

 

4. “Ja, ma lër mua ta bëj”

Dikur korrigjoja emailet, editoja propozimet dhe përgjoja telefonatat kur mendoja se kisha mundësi të përmirësoja mënyrën se si pjesëtarët e një grupi pune po i qaseshin problemit ose detyrës. Ajo çfarë mësova është se duke e bërë atë vetë në vend që t’i jepja feedback dhe ta lejoja një punonjës ta provonte sërish, harrova detyrën time si trainer, që duhet t’i demonstroja punonjësit se si ta bëntë më mirë një detyrë.
—Ross Resnick, Roaming Hunger

 

5. “Filani e bën këtë punë më mirë se ti”

Të krahasosh punonjësit me njëri-tjetrin është mënyra më e shpejtë për t’i kthyer marrëdhëniet e punës në rivalitet. Konkurrenca e brendshme duhet të jetë e kujdesshme, jo inatçore. Menaxherët e një kompanie duhet të jenë të kujdesshëm në pjesën e sugjerimit se kolegët janë më të mirë se njëri-tjetri. Liderat e fortë kanë parasysh të njohin arritjet pa fyer të tjerët.
—Danny Wong, Blank Label

 

6. “Ti nuk kupton.”

Të gjithë e dimë se liderat efektivë marrin në punë vetëm njerëz të zgjuar, por t’u thuash më pas atyre se ata nuk kuptojnë se si ta bëjnë një gjë, ia ul vlerën inteligjencës së tyre. Jo vetëm që kjo u dëmton moralin, por i ‘fik’ ata para se të kuptosh realisht situatën. Një lider i fortë kupton se nëse ka keqkuptime në skuadrën e tij, është detyra e tyre që të iniciojnë dialogun dhe të sqarojnë gjithçka.

—Jared Brown, Hubstaff

 

7. “Performanca jote individuale mund të fundosë kmpaninë.”

Një nga ato gjërat që e helmon më shumë figurën e një lideri të fortë është kur thotë se performanca individuale e tij/e saj mund ta fundosë kompaninë. Në vend të kësaj liderat e fortë promovojnë frymën e punës në skuadër dhe idenë se çdo pjesëtar i saj kontribuon në mënyrën e tij/e saj unike në performancën e përgjithshme të kompanisë. Nuk duhet kurrë që t’i bësh punonjësit të ndiejnë se mbajnë mbi shpatullat e tyre të gjithë peshën e kompanisë.
—Kristopher Jones, LSEO.com

 

 

8. “Ti nuk ke më motivimin që kishe dikur”

T’i thuash dikujt se e ka humbur grintën, rrallë se do ia ngrejë dëshirën për të punuar fort për ty. Duke i nëpërkëmbur profesionalisht dhe personalisht, ajo që do të marrësh është një përgjigjie negative dhe mundësisht edhe të humbasësh respektin e tyre. Mundohu të përçosh mesazhin më me sportivitet, si psh:”Si Superman, Unë besoj se ti thith mjaftueshëm energji për të përballuar forcën që të duhet.”
—Ranan Lachman, Pley

 

 

9. “Sepse të thashë:’Jo’”

Duhet të ketë gjithmonë një arsye se pse po i kërkoni një individi të caktuar në skuadrën tuaj se pse duhet ta bëjë diçka. Një lider i fortë u beson punonjësve të tyre dhe krijon terren për shumë transparencë që të kuptojnë se si një kërkesë ose ide lidhet ngushtësisht me misionin e kompanisë.
—Abby Ross, ThinkCERCA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #27 - Nëntor 2021

Miq, lexues të BusinessMag,

Ky numër i ri revistës vjen në një sezon të nxehtë plot me zhvillime interesante në botën e startupeve. Jam i sigurt që secili nga ju është i ngarkuar shumë më tepër se në çdo periudhë tjetër në përpjekjet për të çuar gjërat përpara, ndaj ju falenderoj që po gjeni kohën për të lexuar këto rreshta. 

Dikush më pyeti sot, sa optimist je për të ardhmen? U përgjigja pa menduar, se kjo nuk është pyetje për një sipërmarrës. Ne optimizmin e kemi në gjak, pasi është stimuli kryesor që çon përpara iniciativat e çuditshme që ndërmarrim, shpesh pa u menduar gjatë! 

Këtë optimizëm përpiqemi ta sjellim në faqet në vazhdim nëpërmjet intervistave me personazhe të njohur dhe të panjohur, të cilët me punën e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e mijëra njerëzve përreth. 

Me punën që bëjnë, me historitë që rrëfejnë mbi sfidat e ndryshme, mes dështimesh dhe suksesesh ata/ato frymëzojnë, motivojnë duke përshkruar maratonat vetjake drejt suksesit; pavarësisht pengesave, duke kaluar nga dështimi në dështim, por pa humbur entuziazmin (siç thotë dhe Churchill). 

Njihuni …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0