8 rregulla bazë për t'u bërë klientëve tuaj dhurata për Krishtlindje - Business Magazine Albania

8 rregulla bazë për t’u bërë klientëve tuaj dhurata për Krishtlindje

8 rregulla bazë për t'u bërë klientëve tuaj dhurata për Krishtlindje

Përfitoni nga këto pushime për të dërguar diçka të veçantë për klientët tuaj, për t’ju ndihmuar të qëndroni në mendjen e tyre për pjesën tjetër të vitit. Sezoni i festave të dhjetorit ofron një mundësi për sipërmarrësit për të forcuar marrëdhëniet me klientë të rëndësishëm, kolegë dhe median. Një shenjë e vogël vlerësimi në formën e një dhurate të fundvitit mund t’ju ndihmojë të mbani biznesin tuaj në mendjet e njerëzve. Dhuratat nuk duhet të jenë shumë të shtrenjta. Mos harroni, qëllimi është ai që ka rëndësi.

Dhuratat e preferuara të të gjitha kohërave kanë qenë shporta me çokollata dhe arra, shishe verë dhe kartolina dhuratash. Por, ka shumë opsione të tjera. Dhe për të dalluar nga turma e për të befasuar klientët tuaj, më poshtë janë disa këshilla për dhuratat tuaja:

Shmangni dhuratat tabu

Dhuratat e fundvitit nga klientët duhet të jenë profesionale. Dhurata si parfumet dhe trëndafilat e kuq mund të keqinterpretohen. Nuk janë të përshtatshme as dhuratat për shaka; Ju mund të mendoni se është humoristike, por klienti juaj mund ta shohë atë si fyese.

Personalizojeni dhuratën

Zgjidhni dhurata që pasqyrojnë interesat e klientëve tuaj. Dhuratat unike do t’ju ndihmojnë të bini në sy. Nëse keni një raport të mirë me klientët tuaj, mund të keni një ide se cilat janë interesat dhe hobit e tyre përtej punës. Nëse klienti juaj është i apasionuar pas kafesë, dërgojini atij një shumëllojshmëri kafesh të shijshme dhe të vështira për t’u gjetur.

Lexo edhe: Ku po shkon vlera e dhuratave?!

Jepni një përvojë

Disa nga dhuratat më të mira janë ato që mund të përdoren me familjen dhe miqtë. Biletat për një ngjarje sportive, lojë apo koncert mund t’i japin klientit tuaj një pushim të merituar.

Dhuroni për bamirësi

Nëse keni një klient që duket se i ka të gjitha, bëni një donacion për një bamirësi në emër të tyre. Dërgoni një kartolinë të shkruar me dorë dhe përfshini informacionin tuaj të dhurimit.

Bëjeni dhuratën tuaj të përdorshme

Janë të pakta dhuratat që vlerësohen vërtetë. Një stilolaps, një fletore ose një mbajtëse letrash mund të vlerësohet shumë nga një profesionist apo biznesmen. Librat e biznesit janë gjithashtu një zgjedhje e mirë.

Blini për grupin

Nëse punoni me shumë njerëz nga e njëjta kompani, blini një dhuratë për të gjithë zyrën. Një shportë e madhe me shumëllojshmëri ushqimesh të shijshme që mund të ndahen mes të gjithë anëtarëve do t’ju ndihmojë të krijoni lidhje të reja. Gjithashtu, ky opsion është më i lirë se blerja e dhuratave individuale.

Shtoni shënime të shkruara me dorë

Shënimi që përfshini në dhuratën tuaj është po aq i rëndësishëm sa vetë dhurata. Nëse keni kartolina të printuara, shtoni një mesazh të shpejtë në dorëshkrimin tuaj duke i uruar çdo klienti Gëzuar Festat. Duhet vetëm një moment dhe marrësi do të vlerësojë vëmendjen tuaj ndaj detajeve.

Dërgoni dhuratën paraprakisht

Sigurohuni që dhuratat të merren përpara datës 24 Dhjetor, pasi disa zyra mbyllen pas kësaj date.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0